Dy standardet e selisë së Partisë Socialiste, me deputetët e saj
Arta Dade njeh veten si anëtare të Komisionit të Jashtëm, por jo Kastriot Islamin si anëtar të delegacionit shqiptar në KiELetra e Arat Dades, në emër të Partisë Socialiste, drejtuar tre ditë më parë Z. Mateo Sorinas, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zbulon dystandardizimin që përdorin drejtuesit e kësaj partie, në “seleksionimin” e deputetëve të saj.Kështu, brenda së njëjtës letër, Ara Dade nuk e sheh këtë dystandardizimi. Ndërsa e njeh veten si “person përgjegjës i opozitës për politikën e jashtme në Kuvend”, me cilësinë e së cilës i drejtohet edhe Z. Mateo Sorinas, vetëm pak rreshta më poshtë, harron dhe i ankohet Sekretarit të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, se, “delegacioni i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës është emëruar nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në shkelje të rënda të rregullores së Kuvendit...”.Në vijimi të tentativës së saj për argumentimin e pretendimit të PS-së, Ara Dade citon rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë, nenin 7, pikën 3, për pjesën e emërimit të anëtarëve të delegacioneve, por nuk i shpjegon Z. Mateo Sorinas, Sekretar i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, se si ajo vetë është “vetëemëruar” si “person përgjegjës i opozitës për politikën e jashtme në Kuvend”, ndërsa privon nga e drejta e përfaqësimit në delegacioni e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë pranë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Kastriot Islamin, pse ai nuk është “vetëemëruar”....