E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Këshilli i Evropës dënoi kërkesën antishqiptare të Edvinit dhe klikës bllokmene

“Shqipëria, krenare në Këshillin e Evropës, s’mund të përfaqësohet me imazhin e shoqe Artës”Partia Demokratike u shpreh sot se Këshilli i Evropës dënoi fuqishëm kërkesën e turpshme dhe denigruese për imazhin e vendit të Edvin Kristaq Ramës dhe klikës së brezit të dytë të nomeklaturës komuniste. Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli deklaroi se Shqipëria qëndron si një zonjë e vërtetë në Këshillin e Evropës, dhe nuk mund të përfaqesohet as me gojën e shthurur e aq më pak me imazhin e shoqes Arta Dade. Ajo thekson se letra e mbushur me trillime dhe mashtrime nga më të pazakontat u hodh poshtë nga përfaqësuesit të të gjitha vendeve pjesëmarrëse në punimet e asamblesë së KiE-së. “Këshilli i Evropës, hodhi poshtë me votë unanime, kërkesën e turpshme e anti-shqiptare të Edvin Kristaq Ramës dhe pinjollëve të bllokut, për përjashtimin e Shqipërisë nga ky organizëm i rëndësishëm evropian. Pas këtij dështimi të merituar dhe përçmimit të letrës së mbushur kryekëput me trillime dhe mashtrime, e të firmosur nga shoqja Arta Dade, Edvin Kristaq Rama sulmon me një gjuhë ordinere të denjë vetëm për shoqen Dade, Kryetaren e Parlamentit dhe e fajëson atë se ajo i njohu shqiptarët me dokumentin e Këshillit të Evropës, i cili e ka gjetur brenda të gjitha proçedurave, përbërjen, proporcionalitetin dhe kredencialet e delegacionit shqiptar”- u shpreh Mëhilli. Sipas saj, Partia Demokratike, duke e dënuar ashpërsisht gjuhën ordinere, thekson se Shqipëria është në vendin e saj, si një zonjë e vërtetë në Këshillin e Evropës, dhe nuk mund të përfaqesohet as me gojën e shthurur e aq më pak me imazhin e shoqes Arta Dade, por me atë të zonjës dhe gruas së vërtetë shqiptare....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›