E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Letra e PS-së mori përçmimin e merituar nga Këshilli i Europës”

PD denoncon kërkesën e PS-së për përjashtimin e Shqipërisë“Shqipëria qëndron si një zonjë e vërtetë në Këshillin e Evropës, dhe nuk mund të përfaqësohet as me gojën e shthurur e aq më pak me imazhin e shoqes Arta Dade”.Këtë deklaratë e bëri dje në një konferencë shtypi, zëdhënësja e Partisë Demokratike, i duke komentuar zhvillimet e fundit për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të KiE. “Këshilli i Evropës, hodhi poshtë me votë unanime, kërkesën e turpshme e antishqiptare të Edvin Kristaq Ramës dhe pinjollëve të bllokut, për përjashtimin e Shqipërisë nga ky organizëm i rëndësishëm evropian”, tha zëdhënësja e PD-së.Sipas saj, pas këtij dështimi të merituar dhe përçmimit të letrës së mbushur kryekëput me trillime dhe mashtrime, e të firmosur nga shoqja Arta Dade, Edvin Kristaq Rama sulmon me një gjuhë ordinere të denjë vetëm për shoqen Dade, Kryetaren e Parlamentit dhe e fajëson atë se ajo i njohu shqiptarët me dokumentin e Këshillit të Evropës, i cili e ka gjetur brenda të gjitha procedurave, përbërjen, proporcionalitetin dhe kredencialet e delegacionit shqiptar.“Partia Demokratike, duke e dënuar ashpërsisht gjuhën ordinere, thekson se Shqipëria është në vendin e saj, si një zonjë e vërtetë në Këshillin e Evropës, dhe nuk mund të përfaqësohet as me gojën e shthurur e aq më pak me imazhin e shoqes Arta Dade, por me atë të zonjës dhe gruas së vërtetë shqiptare”, thuhej më tej në deklaratën e PD-së....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›