E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrimi i plote i gazetes greke “Kathimerini”

Gazeta “Kathimerini” e datës 14 maj 2009 në faqen e parë shpalos komentin e gazetarit Stavru Ligjeru me titull: “Bëmat e një Zëvendësministri” e që prek çështjen e koalicionit të PBDNJ-së me socialistët shqiptarë. Po e ripublikojmë të plotë:

“Sistemi i ri elektoral me të cilin do të zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri (28/06/2009) është mbytës për partitë e vogla. U votua që të çojë në bashkëpunime elektorale me dy partitë e mëdha (Partia Demokratike dhe Partia Socialiste). Partia e PBDNJ-së që mbështetet nga minoriteti grek u gjend në dilemë. Sipas vlerësimeve, nëse do të zbriste e vetme në zgjedhje do të fitonte një vend, ndërsa nëse paraqitej si koalicion do të fitonte të paktën 3 (në një shumë prej 140 vendesh). Bashkëpunimi i z.Sali Berisha me partinë e camëve që nxit kërkesa ndaj Greqisë, bëri të pamundur pjesëmarrjen e PBDNJ-së në të njëjtin koalicion. Dje pasdite, kryesia (me 20 vota pro kundrejt 24 anëtarëve) vendosi bashkëpunimin elektoral me Partinë Socialiste. Kujtojmë se PBDNJ merrte pjesë në qeveri socialiste, por edhe të Partisë Demokratike, duke ruajtur të paprekur pavarësinë e vet politike.
Interesante në këtë çështje është se zv/ministri i Jashtëm i Greqisë Th. Kasimis në momentin e fundit kërkoi troç nga Kryetari i PBDNJ-së, V. Dule që të mos bashkëpunojë me socialistët. Dhe të gjitha këto, kur para pak ditësh në Tiranë, z. Karamanlis (në prezencë të znj. Dora Bakojanis) kishte këshilluar prerë tek Kryetari i PBDNJ-së të vendoste duke u bazuar në kriteret e veta. Duke shkruar tek sholla e këpucës Kryeministrin, Zv/ministri veproi me kokë të vet. Ndërhyri jo vetëm pa takt, por edhe në mënyrë antiparimore. PBDNJ është parti e Parlamentit shqiptar dhe jo organizatë homogjenësh. PBDNJ mbijetoi sepse qëndroi kundrejt partitizmit grek dhe shqiptar. Zv/ Ministri Kasimis ushtroi presion dhunues dhe minoi partinë duke provokuar krisje tek bashkimi i minoritetit. Fakti që derisa të merrte atë vend nuk e njihte cështjen vorioepiriote shpjegon disa gabime, por jo sjelljen e tij. Disa ia veshin dëshirës së tij për të mbështetur Sali Berishën, disa të tjerë tek antipatia e Zëvendësministrit për z. Dule, antipati që është shprehur me fjalë, por edhe me vepra poshtë rrogozit. Sipas të njëjtave burime, e quan kreun e PBDNJ-së pengesë në përpjekjen që të kontrollojë minoritetin. Le të shënohet se vorio-epiriotët janë një pjesë aspak e neglizhueshme elektorale tek zona e vështirë e Athinës B, ku edhe zgjidhet z Kasimis. Çfarëdo që të ndodhë, rezultati nuk ndryshon. Duke patur njohuri ose jo, përmbys atë që u ndërtua me përpjekje të mëdha në një zonë kaq delikate”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›