Letër Çashkut për “Marubin”!
Martin Leka
Unë nuk shkruaj letra (as të hapura, as të mbyllura), por në mungesë dhe në pamundësi për të ardhur tek Akademia “MARUBI”, po ju shkruaj, Kujtim, edhe pse e di që pasi ta lexosh, mund të zhgënjehesh nga notat “pesimiste”, por fundja, kam përshtypjen se si krijues ndër më produktivët dhe me klasin e lartë, do të “ngacmohesh” nga ajo “çiftelia” për të cilën të kam treguar këtu e disa vjet më parë...
I dashur Kujtim!
Unë ta ndjej dhimbjen që ke për atë që ti vetë ke krijuar, me kaq punë e pasion, po aq sa ta ndjej edhe revoltën për aktin që është realisht “barbar” dhe që drejtohet jo vetëm ndaj “Marubit”, jo vetëm ndaj studentëve që mësojnë aty, jo vetëm ndaj (ish)-Kinostudios, jo vetëm ndaj Çashkut...
Pikësëpari, ajo drejtohet ndaj kulturës dhe dijes! Dhe meqë jemi këtu, a kemi të drejtë të kuptojmë realisht se barbarët, të çdo kohe, dhunën e filluan pikërisht ndaj kulturës e dijes?! A kemi të drejtë të mbytim indiferencën e të mund të krijojmë besimin se “edhe barbarët mund t’i ndalim”?!...
Kujtim, unë vetëm do mund të bëj disa pyetje, pasi ende pas kaq kohësh, që kur biseduam paraprakisht për atë dokumentarin mbi lirinë e medias, mendoj se një ndër mjerimet e mëdha të shoqërisë sonë, është pikërisht “rënia e peshës së fjalës” e bashkë me të, edhe pse nuk e kuptojmë, ka rënë e po bie edhe “pesha e lirisë sonë”! Unë e pranoj, edhe pse dhimbshëm këtë fakt, i dashur Kujtim! Përndryshe, nuk do të merrja kurrë mundimin të të shkruaja, sepse Akademia që ti drejton nuk do të kishte nevojë të sulmohej në mënyrën më të paturpshme nga ca ushtarë të pushtetit “të fshehur” nga frika.
Nuk çuditem shumë nga kjo që po shoh, sepse në gjithë këto vite, që kur punonim në një godinë, ti te Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe unë te “Koha Jonë”, po t’u referohesh statistikave dhe ndryshimeve në fushën e kulturës, do të vërehet qartë se sa pak kujdes i kanë kushtuar asaj qeveritë njëra pas tjetrës. Vini re: Ministrisë, që mund të ishte fare mirë vetëm e Kulturës, i kanë “mballosur” prapashtesa që fare mirë, mund të ishin edhe këto ministri më vete. Shikoni objektet më të mëdha kulturore, shikoni numrin e vizitorëve dhe do të bindeni se mungesa e vëmendjes, duke e quajtur “dorë të tretë”, ka lënë gjurmë që do na kushtojnë shtrenjtë, ne po e po, por më keq, fëmijëve tanë! Hidhuni një sy objekteve kulturore të privatizuara “për 5 lekë”, a mund të ketë ndonjë që e ka ruajtur profilin, apo është bërë objekt i pastër biznesi, në mos mejhane ku kundërmon era raki e qofte?!...
Pikërisht për këtë jam indiferent deri në mosbesim se këta pushtetarë që e kanë në dorë të ndalin këtë marrëzi e të zmbrapsin barbarët, do të mund të reflektojnë pozitivisht. E them me shumë trishtim këtë, por nuk mund të gënjej as veten për të thënë të kundërtën.
Sepse, i dashur Kujtim, këta që të kanë sjellë në derë të Akademisë “Marubi” “yshtët” me disa karta në duar, me firma e vula qeveritare, vijnë e sulmojnë një institucion kulture, sepse e dinë më parë se ta shkruaje në komunikatë publike, se ti më parë ruan Akademinë, siç ke ruajtur në ‘97’ e marrëzisë politike Kinostudion, sesa shtëpinë. Pse? Sepse këta e kanë në ashtin e tyre politik konfliktin dhe në memorien e tyre ekziston ende mentaliteti pervers, sipas të cilit “ky që nuk pyet për shtëpinë e vet, nuk e zë meraku për të botës”?!... Pastaj, a e di se shumë nga zyrtarët tanë, dinë shumë më mirë harta e vende me emra militarë si “Gërdeci” sesa dinë nëse ekziston një Kinostudio apo një Akademi “Marubi”?!... Edhe për këtë fakt, jam skeptik nëse “barbarët” do të ndalen!... Tjetër. Ata vijnë aty, sepse askush nga Akademia “Marubi”, (ti jo e jo se të njoh) nuk ka shkuar të “falet” në ndonjë zyrë shteti ose më saktë në “vendin e duhur” me ndonjë qese lekësh të mbështjellë me gazetë në shenjë “mirënjohjeje” për “shefin”, që ky të mos bëzajë më e ti të jesh i qetë bashkë me studentët...
“Unë nuk kam kërkuar pronë, kam kërkuar që Kinostudio të ruajë identitetin e vet si një institucion me histori kinematografike e rëndësi Kombëtare”. Kështu shkruhet në komunikatën për shtyp të Akademisë “Marubi” dhe të Rektorit të saj, Kujtim Çashku! Sa tragjike?! Pikërisht për këtë fjali, unë bëhem më pesimist se kjo çështje mund të zgjidhej(!) Kam përshtypjen se kjo duhet t’i ketë irrituar shumë babëzitësit! “E ç’na duhet kultura e kinostudio qe e ka ngritur Enveri” - duhet të kenë menduar dje ata dhe kam frikë se sot do të vijnë përsëri aty. Ndryshon puna po ta kishe kërkuar për “pronë”, sepse që kur hyn në mes ky term, fillojnë pazaret... A nuk ka 18 vjet që ish-pronarët nuk po i marrin pronat pikërisht për këto pazare?!... Diabolike, por e vërtetë duhet të jetë!
I dashur Kujtim!
Ti ke nevojë për solidaritet dhe këtë e ke me tepri, nga gjithë bota intelektuale së cilës i drejtohesh. Por a mjafton ky solidaritet përballë atyre që me të drejtë i quan “njerëz të vegjël e me vizione mjerane kombëtare”?!
Në këtë situatë, unë vetëm mund t’i bie çiftelisë, i dashur Kujtim! Të kujtohet? Ishte dita kur u përmbytëm nga liqeni e nuk mund të dilja nga shtëpia. Edhe pse nuk di t’i bie, edhe pse nuk di të këndoj, atë ditë dola në ballkon, i veshur me kostum në pritje për t’u takuar me ty dhe fillova t’u bie me sa mundja telave. Ca qeshnin, ca më shanin... Po ç’mund të bëja tjetër në atë situatë?!...
E megjithatë, ti ke fituar në këtë betejë me shtetin, Kujtim Çashku!...