E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiku Adam Sandler iu përgjigjet fëmijëve rreth Koha për të fjetur

Los Angjelos-Më herët, këtë muaj Adam Sandler i cili luajti në filmin familjar “Bedtime” (Koha për të fjetur) shfaqur në teatër në SHBA ditën e Krishtlindjeve, ra dakord t’iu përgjigjet pyetjeve të fëmijëve postuar në Blog-un e Reuters.

Komiku 42 vjeçar, Sandler është babai i dy fëmijëve dhe yll i filmave familjar siç është “Click”, etj. Reuters zgjodhi 35 pyetje të fëmijëve dhe Sandler iu përgjgj disa prej tyre. Ato janë më poshtë:

Pyetje nga Rick: I dashur z.Sandler a do të shkruani një këngë rreth faktit se pse fëmijët nuk kanë qejf të hanë gjithë zarzavatet dhe perimet, edhe ato me shije të keqe dhe pastaj këtë këngë ta vendosnit në film?

 Përgjigje: Unë urrej ti ha ato njësoj si ju Rick, por unë jam një fans i madh i zarzavateve, jo për ti ngrënë por për të lozur me to në makinën grirëse. Qendro i fortë!

Pyetje Isabella: A do të shkoni tek Dairy Queen dhe të merrni ca akullore me luleshtrydhe? Luleshtrydhet janë të preferuarat e mia.

Faleminderit shumë Isabella. Unë do t’iu takoj ju në orën shtatë. Unë do të jem një i veshur si spitullaq dhe një kane me sheqer në zemrën time.

Pyetje nga Logan: A keni ju Porsh me fenerë të shndritshëm?

Përgjigje: Unë kam dy. Keni ndonjë problem ju me to?

Pyetjet nga Jack: Çfarë është gjëja më e mirë që ti bën para se të flesh?

Përgjigje: Më së shumti provoj të thyej arra para se të shkoj në shtrat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›