E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Vila dhe Valencia refuzojnë Barcelonën

Vetëm pak orë, pasi Barcelona bëri të ditur se Valencia refuzoi 35 milionë eurot e ofruara për të marrë David Vilën, menaxheri i futbollistit spanjoll ka bërë të ditur se ai është i lumtur në "Mestaja". Valencia i refuzoi milionat e Realit të Madridit gjatë merkatos së verës dhe po bën të njëjtën gjë me Barcelonën. Ata duan ta mbajnë golashënuesin më të mirë të Euro 2008 s me të gjitha mënyrat. Duket se edhe Vila e ka dëshirë të qëndrojë. Menaxheri i tij, Hoze Luis Tamargo. "Sot vjen një skuadër, nesër do të vijë një tjetër. Kush vjen, është i mirëpritur,tha ai,por do të marrë gjithmonë të njëjtën përgjigje. David Vila dhe Valencia janë të lidhur ngushtë me njëri tjetrin dhe kanë një kontratë deri në vitin 2014. Vila është i lumtur në "Mestaja" dhe po mendon vetëm të fitojë kampionatin, Kupën UEFA dhe Kupën e Mbretit." Pas krizës së sezonit të kaluar, Valencia e ka marrë veten në këtë kampionat dhe renditet në vendin e tretë, me pikë të barabarta me Atletikon e Madridit. Mbajtja e David Vilës është një garanci për sukses dhe menaxheri Tamargo e ka kuptuar se Valencia nuk do ta shesë sulmuesin kundrejt çfarëdo oferte. "Për atë çmim, 35 milionë euro, Valencia nuk e shet Vilën. Në fakt, unë jam i bindur se ata nuk do ta shesin as me një çmim më të lartë. Njerëzit në Valencia mund të qëndrojnë të qetë, vetëm duke e ditur se Vila është mes tyre."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›