Milani, Bekhami në vendin e Gatuzos
Pastaj shuhen dritat, veshjet e "Dolce&Gabbana" përfundojnë në dollap, bukuroshi Deviv vesh këpucët e futbollit dhe fillon të luajë. Po në çfarë roli, ama? Argumenti që duhet të ekzistojë ditët e fundit, më shumë për momentin mbi të ardhmen e futbollistit anglez, është prekur fare pak vetëm nga Karlo Ançeloti: "Belhami mund të aktivizohet në të gjitha rolet e mesfushës". Mënyra me të cilën tema taktike është anashkaluar gjatë prezantimit zyrtar, nuk i jep merita në talent një kampioni, ku basti i ri ("Të jetë i vlefshëm për Milanin") mund të fitohet, me kusht që të përfshihet shpejt në mekanizmat e skuadrës. Vitet e fundit asnjë mesfushor i ri nuk ia ka arritur, por, nëse për lojtarë të nivelit të mesëm (Vogel apo Doraso), një gjë e tillë nuk është befasi, nuk mund të harrohen vështirësitë që bllokuan Gurkufin (jo një fenomen, por edhe boshllëkun që u vërejt vitin e shkuar) dhe që po ndikojnë tani edhe te Flamini (larg nga nivelet e Arsenalit). Ai që mund ta favorizojë përfshirjen e Bekhamit mund të jetë kujtimi i përvojës së përjetuar në Madrid 2004, kur Kamaço e vendosi para mbrojtjes. "Bekhami do të jetë i vlefshëm, - thotë Ançeloti, - sepse është shumë serioz dhe profesionist".
PLANI A - Në mesfushë, me tre lojtarë te Milani, anglezi duhet të luajë si mesfushor anësor, mundësisht në krahun e djathtë: rol historikisht i Gatuzos, që për muajt e ardhshëm do t'i dorëzohet atij që do të jetë më i vlefshëm. Aty, Bekham, së bashku me Pirlon, mund të bëhet një burim i dytë i lojës, dhe pastaj mund të zhvendoset edhe në rolin e vjetër të anësorit: te Milani nuk ka "torra", por Devidi mund të jetë rezultativ me krosimet e tij karakteristike në shtyllën e parë, që i pëlqejnë shumë Pipo Inzagit. Duke mos pasur efikasitetin e Gatuzos në fitimin e topave, anglezi mund të humbasë pak dyluftime dhe të nisë sa më shpejt zhvillimin e aksioneve, për t'u gjendur në vendin e duhur.
PLANI B - Alternativa është roli i mesfushorit qendror, si zëvendës i Pirlos. Me këto "armë", Milani do të kishte shumë favore dhe loja e Kakasë do të lehtësohej gjithnjë e më shumë (Kakà i pëlqen krosimet në thellësi të zonës), sidomos kur bëhet fjalë për inteligjencë taktike. Do të ishte më e vështirë, nëse Devidi do të luante si shkatërrues i aksioneve të organizatorit kundërshtar. Por këtë nuk e bën as Pirlo.