Komisari, atentatet e bandës së "Bares" që të mbyllja hetimin

18/02/2005 TIRANË – Ish–shefi i komisariatit të Lushnjës, Sinan Meta, i është përgjigjur thirrjes së organit të Prokurorisë për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjet që pasuan njëra–tjetrën, gjatë kohës që drejtonte policinë e këtij qyteti. I shoqëruar nga roja e tij personale, Meta qysh në orët e para të mëngjesit zbriti në gjykatë. Ish-komisari, nuk pranoi të futej në sallën e gjyqit për të dëshmuar në prani të familjarëve, medias dhe personave të tjerë të pranishëm. Që në fillim të seancës, prokurorët Përparim Kulluri dhe Anton Martini, kërkuan pyetjen e dëshmitarit me dyer të mbyllura. Sipas prokurorëve, duke qenë në detyrën e shefit të komisariatit, dëshmia e tij nuk duhet të jetë publike, duke u shprehur në mbrojtje të jetës së tij dhe familjarëve. Për avokatët, kërkesa e prokurorëve nuk njeh mbështetje, për vetë faktin se Sinan Meta është polic dhe aksionet e tij që çuan në arrestimin e të pandehurve, tashmë janë bërë publike.
Dëshmia
Sinan Meta deklaroi dje para gjykatës se të gjitha atentatet e bëra kundër tij, ishin një sinjal për të ndërprerë hetimet. Megjithëse ky fakt ishte thënë një seancë më parë nga një vartës i Metës, dëshmia e djeshme forcoi bindjen për gjykatën, se edhe bomba e vendosur në hyrje të stadiumit "Roza Haxhia" në Lushnjë, ishte nisur për të. Një fakt tjetër, që mësohet se e ka pohuar gjatë dëshmisë me dyer të mbyllura ish-shefi, është edhe nxjerrja e emrit të atij që e projektoi dhe më pas vendosi bombën në stadium. Meta ka pranuar se ka qenë me fat kur i ka shpëtuar sulmeve që, sipas tij, kanë qenë shumë të studiuara. Ish-kreu i policisë së Lushnjës, që, tashmë është me punë në Ballsh, përmendi dje emrin e shumë të njohurit Riza Balla. Ky i fundit ka bashkëpunuar, sipas Metës, me personat që u munduan ta eliminonin. Dëshmitari pohoi se tentativat kundër tij dhe oficerëve të policisë filluan menjëherë, pasi ishte hartuar plani për asgjësimin e grupit të Lushnjës. Pikërisht për këtë gjë, sipas Metës, u vra edhe oficeri Klenti Bano. Mësohet se, Meta ka shpjeguar me hollësi të gjitha ngjarjet që ndodhën nga persona të ndryshëm, gjatë kohës që ishte në krye të policisë së Lushnjës.
Grupi
Gjithashtu, Meta ka pohuar se në Lushnjë flitej për ekzistencën e një grupi shumë të rrezikshëm, që luftonte për zona influence. Jo vetëm kaq, por ky grup, sipas tij, pretendonte të kishte përparësi edhe në polici. Kur policia arriti të futej në brendësi të këtij grupi, duke vënë në pranga të parët, shokët e tjerë me urdhër filluan të kryenin atentate. Meta ka përmendur emrin e të pandehurit në mungesë, Enver Dondollaku. Ai e ka ngatërruar Dondollakun me emrin e Maksim Çelës, si personi që ka tentuar të eliminojë oficerin Klenti Bano.
Mekaniku i Roland Shytit dëshmitar në seancë
Mekaniku i Shytit, në shënjestër të grupit Bardhyl Kurti, u plagos në momentin që po ngjiste shkallët për t'u futur në banesë. I dëmtuari erdhi si dëshmitar para gjykatës, ndonëse nuk kishte shumë dëshirë të rikujtonte atë ngjarje. Ka marrë dy plagë dhe fatmirësisht i shpëtoi vdekjes. Një plumb e kapi në veshin e djathtë dhe një tjetër në bark. Ndërsa, plumbi i tretë është shkrepur në ajër. Bardhyl Kurti tregoi dje se është përleshur me personin që e ndoqi nëpër shkallë dhe më pas i afroi pistoletën me silenciator te koka. "Po ngjisja shkallët për të shkuar në banesë. Sapo u futa në hyrje, pashë që po më ndiqte një djalë. M'u afrua dhe më vuri pistoletën në kokë. Unë reagova menjëherë, duke i kapur armën. U përleshëm disa minuta. Arma u shkrep dhe më kapi në vesh. Përsëri në përleshje e sipër arma shkrepet në ajër dhe kur u shkrep për të tretën herë, më kapi në bark. Arrita t'ia merrja pistoletën dhe duke sharë e ndoqa nga pas. Isha në katin e dytë, ndërsa personi që më qëlloi në katin e parë. Godita për ta vrarë dhe besoj se e kam plagosur, pasi e kisha shumë afër". Kurti, tha dje se nuk e njihte personin që u përlesh, edhe pse kishte fiksuar disa nga karakteristikat e tij, trup mesatar dhe të imët. Për vrasjen e Kurtit është akuzuar i pandehuri Petit Liçi, në bashkëpunim me Erjon Cicin. I dëmtuari, tha dje se, Cicin e ka në pallat dhe gjithmonë ka patur marrëdhënie të mira. Më tej, Kurti i shpjegoi gjykatës se, kur po qëllonte autorin e krimit, kishte parë dy djem të lagjes, Judmir Çokun dhe Erjon Çelën. Ai ka komunikuar me djemtë e lagjes, që kishin arritur ta shihnin vrasësin, por jo ta njihnin atë. Bardhyl Kurti ka qenë mekanik. Sipas organit të Prokurorisë, ai njihej me shtetasin nga Vlora, të quajtur Roland Shyti dhe disa herë i kishte rregulluar makinën. Pikërisht, ky ka qenë edhe shkaku që pjesëtarët e grupit të Alfred Shkurtit kërkonin ta eliminonin. Ata kishin mësuar se, Bardhyl Kurti atë ditë kishte patur takim me Erjon Cicin, një nga klientët e përhershëm. Ndërkohë, i dëmtuari dje nuk përmendi asnjë nga emrat e të pandehurve, duke u mjaftuar me dhënien e disa karakteristikave.
Ngjarjet që akuzojnë bandën
Kanë filluar në nëntor të vitit 1998. Shkak ka qenë një grindje mes viktimës Besnik Haxhiu dhe pjesëtarit të grupit të Aldo Bares, Gentian Xhaferri, edhe ky i plagosur e vdekur në vitin 1999, në Itali. Në datën e mësipërme, Besnik Haxhiu dhe Artan Sulçe, sipas akuzës, ishin duke lëvizur me automjetin tip fuoristradë nga qendra në drejtim të fabrikës së plastmasit, Lushnjë. Ndërkohë, Gentian Xhaferi së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, i kishin zënë pritë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 68 gëzhoja, të qitura këto nga 5 armë të ndryshme. Mësohet se vrasja është bërë për hakmarrje. Më pas ka qenë tetori i vitit 1999, ai që ka hapur "luftën", midis grupit dhe policisë së komisariatit të Lushnjës. Policia kishte marrë urdhër të godiste me çdo kusht veprimtarinë e grupit. Pikërisht në këto momente ka filluar hakmarrja. Në datën 25 shkurt të vitit 2000, te "Blerimi" në Lushnjë është goditur shefi i komisariatit, Sinan Meta. Por goditja nuk ishte vdekjeprurëse. Pak kohë më vonë, oficerit të policisë, Arben Koçi, i vihet eksploziv në banesën e tij, por pa pasoja. Ndërkaq nga kokat e grupit bëheshin plane të mëtejshme. Kështu, në datën 25 mars 2000, në hyrje të stadiumit në Lushnjë, vihen 5 kg eksploziv. 4 kg kanë qenë jashtë pakos dhe 1 kg brenda pakos. Të dyja sasitë kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën dhe ishin gati të shpërthenin me telekomand. Këtë sasi eksplozivi e kishte pregatitur në mënyrë të specializuar shtetasi Riza Balla, i cili kishte punuar në ushtri. Eksplozivi ishte i destinuar të shpërthente në momentin që në stadium do të hynte shefi i komisariatit, Sinan Meta. Pakoja me eksploziv ishte vendosur me porosi të të pandehurit Maksim Çela. Eksperti në pako gjeti një gjurmë gishti, e cila i përkiste fillimisht Maksim Çelës, por më pas, Gjykata e Elbasanit e pushoi çështjen, me pretendimin se gjurma e gishtit nuk ishte e Çelës. Vetëm në 2003-shin u bë krahasimi dhe një akt tjetër ekspertimi, që nxori fajtor shtetasin Petrit Liçi. Në 14 prill 2000, në lagjen "Xhevdet Neprevishta" në Lushnjë, vritet oficeri i policisë gjyqësore, Klenti Bano. Sipas akuzës, Bano nën drejtimin e shefit Sinan Meta, kishte hartuar një plan për asgjësimin e bandës së Aldo Bares. Por plani mbeti në mes. Në vrasjen e Banos ka marrë pjesë edhe Gentian Kulla, pjesëtar i grupit, i vrarë në vitin 2002.