E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lulëzon fuqishëm marketingu i parfumeve

18/02/2005  Një parfum vlen sa njëmijë fjalë

Parfume që ngacmojnë oreksin, të detyrojnë të blesh, "tregojnë" një ngjarje. Parfume të personalizuar, për të gjithë dhe për të gjitha dëshirat. Me dy fjalë, marketingu aromatik, ose vënia në dukje e produkteve si parfumi në gjendje për të zgjuar imagjinatën nëpërmjet aromave. Kjo është ajo që propozohet nga një skuadër kimistësh, inxhinierësh, stilistësh parfumesh dhe specialistësh komunikimi joverbal të Oikos Fragrances, e cila ka ndërtuar një perandori të tërë vetëm mbi "emocionet e parfumuara". Parimi është i thjeshtë: shfrytëzimi i mekanizmave të nuhatjes për të dërguar mesazhe sublime. Kjo shqisë, e lidhur drejtpërdrejt me zonën limbike të trurit ku elaborohen emocionet, është një gjenerator i fuqishëm i gjendjeve shpirtërore dhe, jo rastësisht, prej shekujsh letërsia e çdo kulture i ngre përmendore evokuese. E rëndësishme është të dish ku ta drejtosh. Dhe pikërisht këtë ka bërë edhe Oikos. Duke krijuar sende të parfumuara, më shumë se 600 në një katalog, nga baruti deri te trëndafilat, në bazë të efektit të dëshiruar. I cili mund të jetë shtimi i shitjeve në supermarkete ose krijimi i atmosferave në repartet pediatrikë, nxitja e shoqërizimit në vende zbavitjeje, si diskotekat apo palestrat, ngacmimi i oreksit në restorante dhe theksimi i njëfarë karakteri të një firmr apo marke duke e asocionuar me aromat e dikurshme. Moda e marketingut aromatik nuk njeh më kufij. Parfumet e Oikos kanë "parfumuar" shumë sfilata, si ajo e Armanit dhe kanë qenë madje edhe objekt origjinal i "regjisë aromatike" të filmit muzikor Fama. Në fakt, parfumosjet, të marra së bashku me zhvillimin e historisë, baraz me skenografinë ose kolonën zanore, fuqizojnë dhe shtojnë perceptimin e vendit dhe historisë që tregohet. E gjitha kjo falë teknologjive të përparuara që lejojnë matjen tepër të përllogaritur të kohës dhe hapësirës për çlirimin e esencës, duke shmangur efektin tipik të spray-ve dhe duke shfrytëzuar ajrin si mjet transportimi për një përhapje sa më të qëndrueshme. Një "rrugëdalje e natyrshme", pa efekte anësore dhe me një përmbajtje të lartë krijuese, e lehtë për t’u marrë dhe për t’u përdorur në çdo çast. Mjaft të marrësh frymë dhe të rizbulosh një zakon të rikthyer: atë të nuhatjes dhe të kapjes së çastit!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›