E Hënë, 2 Nëntor 2026

Si mund të mbulojmë defektet e vogla

18/02/2005  Me një lëkurë të ndjeshme me alergji apo delikate, që akoma beson se produktet mund të qetësojnë gjendjen, nuk është gjithmonë kështu. Mund të zgjidhet problemi dermalogjikisht ose mund të fshihen me anë të tualetit.

Shenjat

Të cilat janë shkaktuar nga një operacion kirurgjikal, nëse jeni vrarë ose diçka tjetër.

Nëse nuk bëni një operacion kirurgjikal, mund t’i mbuloni me një korrektor për fytyrën: ngjyra e verdhë në bezh, është për shenjat e zeza, jeshile në bezh është për shenjat në të kuqe. Dhe lart mund të vendosësh krem pudër ose thjesht pudër.

Alergjitë

Mund të jenë shkaktuar nga konsumimi i produkteve kozmetike, ose nuk mund të njihen shkaqet se nga kanë ardhur. Në këtë rast duhet të evitoni kremrat e ndryshëm, ose mund të përdorni kremra, të cilat janë për shumë lloje alergjish, nëse nuk ua di prejardhjen.

Vulat

Mund të jenë kapilarë me ngyrë të kuqe që shfaqen në sipërfaqe ose njolla të errëta që shfaqen nga shqetësime hormonale, sidomos kur ekspozohesh në diell. Këto shenja mund të mbulohen shumë kollaj me kremra speciale për këtë problem. Por dhe me krem pudër. Të parat mund të korrektohen me një ngjyrë si në jeshile, kurse të dytat me një ngjyrë kremi në të verdhë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›