E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëzohet në Gjykatën e lartë padia e Ndreut kundër Toskës

18/02/2005  TIRANË – Padia e ish -Drejtorit të Policisë Qarkut Tiranë, Pjerin Ndreu, kundër ministrit Igli Toska , tashmë do të mbetet vetëm në letër. Gjykata e Lartë me vendimin e djeshëm i hoqi të drejtën Pjerin Ndreut të kërkojë dënimin e Igli Toskës. Pas një seance të

gjatë gjyqësore me thënie dhe kundërthënie nga të dyja palët, kolegji i Gjykatës së lartë vendosi të pushoi padinë kundër Igli Toskës të bërë nga ish drejtori i policisë së Tiranës, Pjerin Ndreu. Në seancën e djeshme gjyqësore në Gjykatën e Lartë ishte i pranishëm paditësi Pjerin Ndreu, ndërkohë që Ministri aktual i Rendit Igli Toska, përfaqësohej nga avokati mbrojtës. Gjykata e lartë e shqyrtoi çështjen në themel dhe brenda pak orëve arriti të dalë në konkluzionin se për të vazhfuar gjyqin kundër Igli Toskës mungojnë shkaqet ligjore. Edhe pse Pjerin Ndreu këmbëngule dje për mashtrimet që sipas tij ka dhënë në disa deklarata ministri i Rendit, gjykata nuk mori për bazë asgjë të thënë prej tij. Padia e ngritur nga Ndreu kundër Toskës ka bërë disa herë rrugën nga Gjykata e shkallës së parë në atë të lartë. Në gjykatën e shkallës së parë gjyqtari Ilir Çeliku ishte shprehur me vendim se Toska ka imunitet dhe nuk mund të gjykohej prej tij. Deklarata e Ministrit të Rendit, kundër ish – drejtorit, Pjerin Ndreu lexuar në konferenc për shtyp nga zëdhënësi i tij, ka bërë që Gjykata e Lartë të tërhiqet disa herë duke ia dhënë të drejtën shkallës së parë të ndërhyjë për zgjidhje. Por së fundmi ishte shkalla e parë ajo që pasi pyeti zëdhënësin e Toskës, ia riktheu për gjykim në themel çështjen Gjykatës së Lartë. Igli Toska nëpërmjet zëdhënësit të saj, pak muaj më parë në një deklarat për shtyp, e quajti drejtorin e policisë, Pjerin Ndreu të përfshirë në skandalin e pasaportave dhe të implikuar në afera me njerëz të dyshimtë. Pjerin Ndreu kërkonte nga Toska një dëmshpërblim prej 10 milion lekësh. Midis tij dhe avokatit të Toskës dje në proces ka patur debate të shumta. Ndërsa Ndreu këmbëngulte për marrjen e shpërblimit nga Toska, avokati i këtij të fiundit, e quante të drejtë fjalën e ministrit. Sipas avokatit të Toskës, ministri e ka quajtur Ndreun të implikuar në afera pasi kishtetë dhëna për këtë gjë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›