E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi-FIA: Synojmë drejt uljes së aksidenteve 30-50 %

Aksidentet rrugore vazhdojnë që të mbeten problem. Kreu i ministrisë së Transporteve, Sokol Olldashi në një takim me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizimit , Jean Todt u shpreh se synimi i bashkëpunimit është ulja e aksidenteve me 30-50 përqind.
Ndërkohë president i FIA-s u shpreh se aksidentet mbeten nje problem kudo.
 

“Aksidentet janë një problem kudo në botë dhe ne jemi të shqetësuar. Pikërisht për këtë duhet të merren masa që të pakësohen. Ne mbështesim përmirësimin e sinjalistikës rrugore, por duhet që të edukojmë njerëzit dhe të mbështesim qeverinë që të investojë në përmirësimin e cilësisë së rrugëve. Shpresoj që teknologjia më e avancuar e makinave të jetë e pranishme edhe në Shqipëri, sepse është e nevojshme të mos kemi mjete të vjetëruara në rrugë. Ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të jenë më të kujdesshëm në respektimin e rregullave”-tha ai.
 

Në përfundim të takimit Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizimit, Jean Todt i dorëzoi ministrit Olldashi çertifikatën e FIA-s për rrugë të sigurta .
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›