E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaferraj:"Do te bejme transparence per vendimet e KRT"

Ferdinand Xhaferri, deputet i Partise Demokratike dhe kryetar i komisionit hetimor ndaj kryebashkiakut, Edi Rama ka akuzuar kete te fundit se, po tenton te bllokoje ne menyre te paligjshme, hetimin ndaj tij. Xhaferri i kerkon Rames, qe te jape informacione per dosjet e procesverbalet e KRT-se se bashkise se Tiranes. Permes nje konference per mediat, Xhaferri tha se bashkia e Tiranes nuk i eshte pergjigjur kerkeses se komisionit per te marre nje informacion te plote, mbi procesverbalet e mbledhjeve te KRT-se per periudhen nga 1 janari 2007 e ne vazhdim. "Megjithese ka kaluar afati i kesaj kerkese, Edi Rama nuk ka kthyer pergjigje, duke u fshehur pas kerkeses se derguar ne Gjykate Kushtetuese", tha Xhaferraj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›