E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu viziton KFOR-in në veri

Presidenti Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, ka qëndruar për një vizitë në pjesën veriore të vendit.

Gjatë vizitës tek ushtarët e KFOR-it, presidenti Sejdiu nga komandanti francez i Task- Forcës Shumëkombëshe Veri (MNTF N), është njoftuar rreth trupave të tij dhe për aktivitetin e pjesëtarëve të KFOR-it për sigurimin e rendit dhe të qetësisë në pjesën e tyre të përgjegjësisë.

Nga ana e tij, presidenti Sejdiu ka theksuar respektin për ushtarët e KFOR-it, për kontributin e tyre për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, sidomos për ushtarët që shërbejnë në pjesën veriore, që është një pjesë e ndjeshme.

Duke folur para ushtarëve të KFOR-it turk, presidenti Sejdiu ka shfrytëzuar rastin t’i urojë ata dhe gjithë eprorët dhe ushtarët e KFOR-it për festat e fundvitit, t’i falënderojë për angazhimin në vendin tonë, si dhe ua përcolli përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Me këtë rast, pjesëtarët e KFOR-it turk demonstruan një ushtrim për kontroll mbi trazirat për të shprehur gatishmërinë e tyre për sfidat që mund të kenë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›