E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Marrëveshjen ose izolimin

Sikur Kosova të mos i pranonte marrëveshjet e arritura në Bruksel, do të zgjidhte izolimin ndërkombëtar. Kështu thotë në një intervistë dhënë për “Zërin”, kryenegociatorja kosovare në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.

Edhe ajo e pranon se fusnota nuk është e pëlqyeshme as për Qeverinë e Kosovës, por sipas saj, ishte zgjidhja e vetme. Tahiri thotë se fusnota është pranuar si opsion kalimtar me premtimin e Brukselit, që do të punojë që 5 vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, do ta bëjnë një gjë të tillë.

Ajo thotë se angazhimi i Qeverisë është zbatimi i plotë i marrëveshjeve të deritanishme.

Tahiri insiston që dialogu politik është kapitull i mbyllur, ndërsa porosit gjithë diplomatët që po kërkojnë dialog politik për veriun, se temat e tilla përfshijnë gjithë rajonin, dhe kjo nënkupton prekje të kufijve.

Arrestimi i policëve kosovarë nga autoritetet serbe, sipas saj, tregoi fytyrën joevropiane të Beogradit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›