Zgjedhjet, PS cakton listën e kandidatëve
TIRANE-Partia Socialiste ka përzgjedhur më shumë se gjysmën e kandidatëve që do të jenë në listën për zgjedhjet vendore, pavarësisht nëse ato do të bëhen ose jo më 8 maj.
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se në disa prej bashkive kryesore, si në Durrës, Elbasan, Korçë, Pogradec, Vlorë tashmë është përzgjedhur kandidati kryesor dhe nuk ka alternativa të tjera. Kryesisht në këto bashki figurojnë emrat e drejtuesve aktualë, përkatësisht Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Niko Peleshi, Artan Shkëmbi e Shpëtim Gjika. Por ka të tjera bashki të mëdha, si Gjirokastra, Fieri, Berati, Shkodra, ku ende PS-ja nuk ka zgjedhur një kandidat. Ndërsa diskutimi për Tiranën duket se do të mbetet në orët e fundit të afateve të dorëzimit të kandidatëve.
E perditshmja Gazeta Shqiptare thekson se ky proces i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ka kaluar pa probleme për shkak të qejfmbetjeve në zona të caktuara.
(d.b/BalkanWeb)