E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionerët e Dajçit, ende nuk ndodhen në burg

Megjithese Gjykata e Lezhës dha konkluzionin e saj, dënimin me burg per komisioneret e qendres se votimit nr 0699 ne Dragushe te komunes Dajc ne Lezhe, te cilet u akuzuan per shperdorim detyre dhe fallsifikim te rezultatit zgjedhor ne zgjedhjet e 8 majit 2011, ende asnjeri prej 8 komisionereve nuk po vuan denimin e dhene.

Gjykatesi i ceshtjes, Adriatik Boçaj, percaktoi se fillimi i mases se denimit do te niste nga dita e ekzekutimit te vendimit te dhene ndaj tyre, por nje gje e tille nuk ka ndodhur. Per te permbushur kete denim i eshte kerkuar policise se Lezhes qe te veproje per arrestimin e komisionereve te denuar, dhe dergimin e tyre ne nje burg te sigurise normale, por kjo e fundit ka heshtur duke mos vepruar.

U deshen 9 seanca gjyqesore, here te shtyra e here te deshtuara, per te arritur ne vendimin perfundimtar te Gjykates se Lezhes, nje vendim qe ende nuk ka gjetur zbatim. Kjo Gjykate percaktoi si detyrim per 8 komisioneret e shpallur fajtor publikimin e plote te vendimit ne 2 media te shkruara ose vizive, por edhe kjo mase nuk ka gjetur zbatim.

Ne nje kohe qe pritej arrestimi i menjehershem i komisionereve pas deklarimit fajtor te tyre, uniformat blu nuk kane vepruar e per kete pritet qe te kete nje reagim si nga pala paditese ashtu edhe nga Prokuroria e Lezhes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›