E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, gjendet e masakruar 55-vjeçarja, rezultonte e zhdukur

Gjendet e masakruar një grua e cila rezultonte e zhdukur që prej 3 muajsh. Sipas informacioneve trupi i masakruar i Luljeta Hoxhës 55-vjeç është gjetur i masakruar në fshatin Kukur të Gramshit nga një bari i zonës.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë gjetur në fillim kokën e prerë të 55-vjeçares ndërsa pak metra më tutje kanë gjetur edhe pjesët e tjera të trupit të dekompozuara.
 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së 55-vjeçares e cila prej datës 7 prill të këtij viti rezultonte e zhdukur dhe policia ishte në kërkim të saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›