Komisioneri për Zgjerimin, Štefan Füle viziton Shqipërinë më 19 mars

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, z. Štefan Füle do të vizitojë Shqipërinë më 19 mars. Komisioneri Füle po zhvillon vizita në vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar përparimin e secilit prej këtyre vendeve në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Komisioneri Füle deklaroi se “shpresoj shumë që ngërçi që lidhet me pjesëmarrjen aktive në Kuvend të deputetëve të Partisë Socialiste të mund të zgjidhet para vizitës sime dhe do t’u bëja thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të punojnë së bashku në mënyrë që Shqipëria të çojë përpara reformat e duhura në të mirë të vetë qytetarëve të saj, si edhe në të mirë të aspiratave të saj evropiane”. Komisioneri Füle do të takohet me Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, Presidentin e Republikës Bamir Topi dhe kryetarin e opozitës Edi Rama.
...