Parlamenti Europian, në Tiranë për të mundësuar heqjen e vizave për shqiptarët, përpara pushimeve të verës
Një përfaqësi e Parlamentit Europian kryesuar nga Eduard Kukan, shefi i Delegacionit për Ballkanin do të jetë në Tiranë të dielën për të parë nga afër sesi i ka plotësuar Shqipëria kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave. "Koha është është shumë e rëndësishme ndaj po shkojme dhe kaq shpejt pa lajmëruar ne Shqipëri, sepse liberalizimi i vizave do të kishte kuptim nëse do realizohej përpara pushimeve te verës, në mënyrë që njerëzit të mund të udhëtonin lirshem. Po aq i rëndësishëm është fakti që janë dërguar 3 grupe ekspertësh në Tiranë për të verifikuar përmbushjen e kritereve dhe raportet e dy grupeve të para ishin pozitive ndaj presim që dhe grupi i fundit të ketë po ashtu qëndrim pozitiv. Pra, kemi te bejme me një situatë ku Shqipëria po përmbush kriteret dhe logjikisht Komisioni përcaktoi kushtet ju po i plotësoni ato dhe ne duam të rekomandojmë gjithandej se nuk duhet pritur me", u shpreh Kukan. Në përbërje të delegacionit do të jenë deputetët Jelko Kacin, Simon Busuttil nga Malta, hollandezja Marije Cornalissen si dhe raportuesja e Parlamentit per liberalizimin e vizave Tanja Fajon. Vizita konsiderohet private per Parlamentin Europian edhe pse me ftese zyrtare te autoriteteve shqiptare. Eurodeputetët do te takojnë kreun e shtetit Bamir Topi, Kryeministrin Berisha, Ministrin e Jashtem, atë të Punëve të Brendshme si dhe do të vizitojnë zyrat kryesore përgjegjëse për përmbushjen e kritereve të kërkuara nga BE-së.
...