Komisionet e prones, hapin dyert per dokumentet
Duke nisur nga dita e sotme, te gjithe ata pronare qe duan kthim e kompensim per tokat e zena, mund te depozitojne dokumentacionin ne zyrat e komisioneve te prones. Me firmosjen nga Presidenti i Republikes, Bamir Topi, te ndryshimeve ne ligjin e prones, pronaret nuk do te sorollaten me, por mund te depozitojne dokumentacionet per te rifituar pronat apo kompensimin per to. E drejte kjo qe u eshte mohuar qe nga 31 tetori i vitit te kaluar, kur skadoi afati i pranimit te dokumentacionit. Nga sot, pronaret do te kene tete muaj kohe per te pergatitur dosjet dhe dorezuar ne te gjitha komisionet e prones. Ne baze te ndryshimeve ligjore te firmosura nga kreu i shtetit, pronaret do te kene mundesi qe te dorezojne dokumentacionin deri me 31 dhjetor 2008. Komisionet e tokes do te jene te hapura per te pritur te gjitha dokumentet. E mbas kesaj date, do te vijohet me procedurat e kthimit e kompensimit. Shtyrja e afatit u propozua nga deputeti republikan, Arian Madhi, duke qene se pjesa me e madhe e pronareve nuk munden t'i dorezojne ne kohe dokumentet per njohjen e kthimin e pronave per shkak te kerkesave te shumta. Por dhe nga dokumentet e shumta qe kerkonin komisionet per to.