Komisionet mbesin pezull
Edhe pse deri tani duket se Reforma Zgjedhore ka ecur me konsensus, ende nuk janë diskutuar çështjet e rëndësishme të reformës. Thembra e Akilit janë komisionet që do të administrojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. KQZ-ja është pezull, pasi akoma nuk është përcaktuar nëse do të mbesë në varësi të Ministrisë së Brendshme, apo do të jetë institucion i pavarur. Gjithashtu ende nuk është bërë publike mënyra e kompozimit të komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta, KZZ-ve dhe KQV-ve, si dhe të GNV-ve, nëse këto komisione do të jenë tre, pesë apo shtatë anëtarë.