Xhafaj mungon në mbledhje
Bashkëkryetari socialist i komisionit, Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e djeshme. Shkak është se ai ndodhet jashtë shtetit në një vizitë pune, në Itali. I vetmi socialist në këtë mbledhje ka qenë Alfred Dalipi. PS-ja ka shprehur qëndrimin e saj të prerë, se në zgjedhjet e ardhshme duhet të votohet me karta e reja të identitetit dhe me pasaportat biometrike. Kjo forcë kryesore politike ka kërcënuar se, nëse nuk realizohet një gjë e tillë, PS-ja nuk mund të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Pajisja me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike janë dhe disa nga kushtet e vëna nga ana e BE-së për realizimin e zgjedhjeve sipas standardeve të kërkuara. Zgjedhjet e ardhshme shihen si test i ri për klasën politike.