E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa e LSI në Kushtetuese

 

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për organizimin e referendumit popullor. Ishte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili hodhi më parë poshtë kërkesën e LSI-së për ta pajisur atë me formularët tip për zhvillimin e referendumit popullor për ndryshimet kushtetuese. “Ne i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që të njohë dhe të vlerësojë kërkesën, të cilën e paraqitëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe ta shohë atë me një optikë legaliteti më të pavarur”, shprehen ata në kërkesën e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›