“Reforma brenda këtij muaji”
Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Ilir Rusmali, ka ndarë bindjen se reforma do të përfundojë brenda muajit shtator, ashtu siç është parashikuar nga Parlamenti. “Komisioni do të punojë intensivisht deri në përfundimin e mandatit që i është dhënë, duke shpresuar shumë se do të mund të realizojmë si komision produktin tonë përfundimtar. Teknikisht, ritmet e punës së komisionit janë të tilla që e lejojnë këtë gjë, por nuk mund të parashikoj negociatat politike, nuk mund të them se kush është vullneti politik i palëve dhe se kush është vizioni i palëve, sepse vizionet mund të jenë të ndryshme, pavarësisht se të gjitha palët thonë se jemi për miratimin brenda muajit shtator”, deklaroi bashkëkryetari Rusmali.