E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet “Administrata Gjyqësore”

 

Komisioni i Ligjeve nuk arriti të diskutojë për projektligjin e qeverisë “Për administratën gjyqësore”. Shkak për këtë u bë mosnjohja e deputetëve anëtarë me draftin e qeverisë. Edhe pse në mbledhjen e djeshme i pranishëm ishte dhe zv.ministri i Drejtësisë, deputetët e opozitës kërkuan që më parë të njihen me draftin dhe të flasin relatorët dhe më pas të vijë dhe përfaqësuesi i qeverisë për të raportuar. Kryekomisioneri Rusmali ka theksuar se nuk kishte ndonjë gabim nëse zv.ministri bën mbrojtjen, por socialisti Fino dhe republikani Madhi kërkuan shtyrjen e këtij ballafaqimi me qeverinë për këtë draft. Ndërkaq komisioni ka caktuar si relator Xhafën nga PS-ja dhe Hoxhën nga PD-ja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›