Komisionet parlamentare bëjnë "xhiro bosh"
Në datën 23 nëntor, bazuar mbi informacionet e faqes zyrtare të Kuvendit, janë mbledhur dy komisione. Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 23.11.2009, në orën 11:00, shqyrtoi nen për nen projektligjin "Për buxhetin e shtetit të vitit 2010". Në po të njëjtën datë Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi një takim me delegacionin e Komisionit të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, të NPC të Republikës Popullore të Kinës. Më datë 24 nëntor, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi disa propozime të aktorëve të interesit për Projektbuxhetin 2010.
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton nen për nen projektligjin për ratifikimin e protokollit II shtesë, "Për përkufizimin e konceptit Produkte origjinuese dhe metodat e bashkëpunimit ekonomik". Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e datës 25 nëntor 2009 u njoh dhe diskutoi korrespondencën drejtuar komisionit. Në mbledhjet e datave 23, 24 dhe 25 nëntor 2009, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi nen për nen projektbuxhetin e vitit 2010. Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin filloi shqyrtimin e projektligjit "Për detergjentet". Më 26 nëntor i njëjti komision shqyrtoi vendimin nr.1140, dt.25.11.2009, "Për lirimin nga detyra të anëtarëve të Këshillit Drejtues të ERT-së dhe emërimin në detyrë të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare".
Më 2 dhjetor, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vazhdoi me diskutimin e korrespondencës drejtuar komisionit. Komisioni i Ligjeve mori në shqyrtim dhe miratoi projektligjin "Për disa ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës". Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin vazhdoi shqyrtimin nen për nen të projektligjit "Për detergjentet". Më 3 dhjetor Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin "Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore". Më 7 dhjetor, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, filloi shqyrtimin nen për nen të projektligjit "Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore".
D.M.