Zia e madhe e bukës në Irlandë
Nën hijen e malit "të shenjtë" të Irlandës, të quajtur Kro Patrik, gjendet një anije shumë e veçantë. Ajo ngjason me një anije të vogël me vela të shekullit të 19-të me bashin të kthyer drejt Perëndimit, për nga oqeani Atlantik. Por kjo anije nuk do ta nisë kurrë lundrimin e saj. Ajo është e ngulur fort mbi një shtrat betoni. Objekte të çuditshme që paraqesin skelete njerëzore ndodhen të ndërthurura me direkët e anijes.
Anija nuk është tjetër vetëm se një skulpturë e madhe prej metali që zyrtarisht u përurua në vitin 1997, në kujtim të njërës prej tragjedive më të mëdha në historinë e Irlandës: zisë së madhe të bukës. Skeletet dhe anija janë simbole të vdekjes dhe të emigrimit masiv që dalluan vitet tragjike 1845-1850.
Afërmendsh, Irlanda nuk është i vetmi vend që ka provuar zinë e bukës. Shumë vende kanë përjetuar të njëjtën gjë. Megjithatë, në mjaft aspekte, Zia e madhe e bukës në Irlandë ishte veçanërisht tragjike. Në vitin 1845, popullsia e Irlandës ishte rreth tetë milionë, deri në vitin 1850, ndoshta një milion e gjysmë njerëz kishin vdekur si pasojë e zisë së bukës! Një milion të tjerë kishin emigruar, kryesisht në Britani ose në Shtetet e Bashkuara. A mund të quhet ajo një zi të madhe buke? Patjetër që po.
Por, ç‘gjë e shkaktoi këtë zi buke kaq të madhe? Çfarë ndihme iu dha viktimave të saj? Çfarë mund të mësojmë nga kjo fatkeqësi? Për të kuptuar përgjigjet e këtyre pyetjeve, le të shqyrtojmë në fillim shkurtimisht se si ishte jeta në Irlandë përpara kësaj zie buke.
Përpara zisë së madhe të bukës
Rreth fillimit të shekullit të 19-të, Britania e kishte shtrirë sundimin e saj mbi një pjesë të madhe të botës. Këtu përfshihej edhe Irlanda. Pjesa më e madhe e tokave të Irlandës ishte nën zotërimin e pronarëve anglezë, shumë prej të cilëve banonin në Angli. Këta pronarë që nuk jetonin në Irlandë, iu vinin qira të larta qiramarrësve të tyre irlandezë dhe u jepnin paga të ulëta për punën e tyre.
Mijëra bujq jetonin në varfëri të thellë. Duke mos qenë në gjendje të blinin mish, si dhe shumë ushqime të tjera, njerëzit merreshin me rritjen e patates, që në kushtet e tyre ishte bima me më pak shpenzime, më e lehtë për t‘u rritur dhe më ushqyese.
Rëndësia e patates
Patatja u soll për herë të parë në Irlandë rreth vitit 1590. Ajo u përhap shumë, sepse klima e butë dhe e lagësht e Irlandës ishte e përshtatshme për rritjen e saj dhe, gjithashtu, mund të rritej edhe në toka shumë të varfra me lëndë ushqyese. Ajo përdorej si ushqim për njerëzit, dhe për kafshët. Nga mesi i viteve 1800, rreth një e treta e tokës së punueshme përdorej për rritjen e patates. Pothuajse dy të tretat e prodhimit përdoreshin si ushqim për njerëzit. Zakonisht, meshkujt irlandezë hanin përditë patate dhe fare pak gjëra të tjera.
Meqenëse ushqimi i kaq shumë njerëzve varej plotësisht nga patatja, ka gjasa që kjo rrethanë të krijonte kushtet e përshtatshme për një katastrofë. Ǒdo të ndodhte sikur të mbjellat të prisheshin?
Prishja e parë e të mbjellave
Në të kaluarën kishte ndodhur që të mbjellat të ishin prishur. Për t‘ia dalë mbanë, merreshin masa lehtësuese dhe pastaj vitin pasues, kur prodhimi ishte i mbarë, vështirësia ekonomike ndihej shumë pak. Kështu, në vitin 1845, kur të mbjellat e patates u prishën, pushteti nuk pa ndonjë arsye për t‘u shqetësuar.
Por, këtë radhë, gjendja ishte shumë më e rëndë. Tashmë dihet, që sëmundja kërpudhore, Phytophthora infestants, e njohur ndryshe si vrugu, shkaktoi prishjen e të mbjellave në vitin 1845. Kjo kërpudhë që përhapet me anë të ajrit, përparoi me shpejtësi nga njëra fushë e mbjellë me patate te tjetra. Patatet e infektuara që ndodheshin ende në tokë u kalbën, kurse ato që mbaheshin ende nëpër depo thuhej se po "shpërbëheshin". Meqë ishte mbjellë vetëm një varietet i patates, të gjitha të mbjellat vendëse u infektuan. Duke qenë se fara për vitin vijues u mor nga prodhimi i atij viti, kjo kërpudhë pati një ndikim shkatërrues në prodhimet e tjera që erdhën pas tij.
Prishja e dytë e të mbjellave
Patatet e përdorura si farë, të cilat ndonëse kishin cilësi të ulët arritën të shpëtonin nga kalbja, u mbollën në vitin 1846, por vrugu i shkatërroi për herë të dytë edhe këto të mbjella. Meqenëse nuk kishin ç‘të mbillnin nga prodhimi, shumë bujq humbën punën e tyre. Pronarët e tokave nuk ishin në gjendje për t‘i paguar.
Qeveria krijoi fronte pune të ndryshme për t‘u ardhur në ndihmë, duke i punësuar, kryesisht në ndërtimin e rrugëve, shumë nga këta njerëz të varfër, në mënyrë që të mbanin familjet e tyre.
Disa mundën të gjenin punë vetëm në disa institucione të quajtura "shtëpitë e të varfërve". Këto institucione punësonin njerëzit e skamur. Në shkëmbim të punës së tyre, punëtorëve u siguroheshin ushqimi dhe strehimi. Disa punëtorë nuk arritën të mbijetonin.
Këto masa ndihmuan disi. Por më e keqja nuk kishte ardhur ende. Dimri i vitit 1846-1847 ishte shumë i ftohtë, dhe kjo shkaktoi që shumica e punëve që bëheshin jashtë të mbylleshin. Agjenci të ndryshme nga qeveria shpërndanin ushqim falas. Megjithatë, pas dy vjetësh, fondet e qeverisë për këto masa lehtësuese filluan të shteronin dhe e gjithë ndihma e siguruar ishte krejtësisht e pamjaftueshme për njerëzit e dobësuar, që vërshonin gjithnjë e më tepër. Më pas një fatkeqësi tjetër shkatërruese goditi Irlandën.
Mjaft nga pronarët e tokave, të cilët nuk banonin në Irlandë dhe që po përballeshin me borxhe të mëdha, vazhdonin të kërkonin qiratë. Shumë prej qiramarrëseve nuk ishin në gjendje për të paguar dhe, si pasojë, mijëra prej tyre u dëbuan nga tokat e tyre. Disa, thjesht lanë tokën dhe shkuan në qytete, duke shpresuar për një jetë më të mirë. Por, ku mund të shkonin, ndërkohë që ishin pa ushqim, para dhe strehë? Për një numër njerëzish që sa vinte dhe shtohej, emigrimi u bë e vetmja mundësi shpëtimi.
Emigrimi në masë
Emigrimi nuk ishte diçka e re. Që nga fillimi i shekullit të 18-të, gjithmonë kishte ekzistuar një pakicë emigrantësh që shkonin nga Irlanda për në Britani dhe Amerikë. Pas dimrit të vitit 1845, kjo pakicë u shndërrua në një mori njerëzish. Rreth vitit 1850, në qytetin e Nju Jorkut 26 për qind e banorëve ishin irlandezë, madje kishte më shumë qytetarë irlandezë aty, sesa në kryeqytetin e Irlandës, Dublin.
Gjatë gjashtë viteve të zisë së bukës, pesë mijë anije bënë udhëtimin e rrezikshëm prej 5000 kilometrash duke përshkuar Atlantikun. Shumë prej tyre ishin të vjetra. Disa kishin shërbyer më parë si anije skllevërish. Ato vazhduan të përdoreshin vetëm për shkak të situatës së ngutshme. Përmirësime të vogla u qenë bërë vendeve ku rrinin njerëzit, në të cilat të zihej fryma. Kushtet nuk ishin asfare higjienike dhe udhëtarëve u duhej të mbijetonin me sasi tepër të pakët ushqimi.
Mijëra udhëtarë që tashmë ishin dobësuar për shkak të urisë, u sëmurën. Mjaft prej tyre vdiqën ndërsa ishin ende në lundrim. Në vitin 1847, anijet që lundronin drejt Kanadasë u quajtën anijet e vdekjes. Nga rreth 100.000 emigrantë, që këto anije transportuan, mbi 16.000 vdiqën, pra 16%, ndërsa ishin ende në det ose pak mbas zbarkimit. Ndonëse letrat e dërguara miqve apo të afërmve në Irlandë tregonin për këto kushte të rrezikshme, një numër shumë i madh emigrantësh vazhdonin të largoheshin.
Pak nga pronarët e tokave i ndihmuan qiramarrësit e tyre të mëparshëm. Për shembull, njëri prej tyre mori me qira tri anije dhe ndihmoi për udhëtimin e njëmijë qiramarrësve të tij. Sidoqoftë, shumica e emigrantëve duhej të bënin përpjekje të mëdha për ta siguruar vetë biletën e udhëtimit. Shpesh, vetëm një apo dy pjesëtarë të një familjeje të madhe mund të përballonin shpenzimet e udhëtimit. Përfytyroni dhembjen që përjetohej në vendin pranë dokut, ndërkohë që mijëra pjesëtarë të familjeve lamtumireshin, ndoshta duke e parë njëri-tjetrin për herë të fundit.
Sëmundje dhe prishja e tretë e të mbjellave
Mbas dy prishjeve të njëpasnjëshme të të mbjellave të patates dhe dëbimeve masive, popullsia që tashmë ishte zvogëluar shumë duhej të luftonte kundër një fatkeqësie tjetër të rëndë: sëmundjet! Tifoja, lëbarkja dhe skorbuti morën jetë të tjera. Shumë nga të mbijetuarit duhej të kenë pandehur se gjërat nuk mund të shkonin më keq se kaq, por gaboheshin.
Në vitin 1848, të nxitur nga prodhimi i mbarë i vitit 1847, bujqit e trefishuan sipërfaqen e mbjellë me patate. Atëherë ndodhi katastrofa! Ajo verë qe shumë e lagësht. Vrugu goditi rishtas. Prodhimi u prish për të tretën herë në katër të mbjella. Agjencitë qeveritare dhe shoqatat bamirëse kishin arritur kufijtë e mundësive të tyre. Por edhe atëherë të këqijat s‘kishin marrë fund. Në vitin 1849, një epidemi kolere mori jetën e 36.000 njerëzve të tjerë.
Pasojat
Gjithsesi, ajo epidemi shënoi një pikë kthese. Prodhimi vijues i patates qe i mbarë. Dalëngadalë gjërat filluan të përmirësoheshin. Qeveria nxori ligje të reja të cilat i falnin të gjitha borxhet që ishin krijuar si pasojë e zisë së bukës. Popullsia filloi të shtohej përsëri. Megjithëse në vitet që pasuan vrugu dëmtoi prapë disa të mbjella, nuk pati më kurrë diçka të ngjashme që t‘i afrohej asaj situate të tmerrshme të viteve tragjike të zisë së madhe të bukës, që shkaktoi vdekjen e më shumë se çerekut të popullsisë së Irlandës.
Sot, në të gjithë Irlandën, mure të shkatërruara dhe shtëpi të rrënuara qëndrojnë si përkujtues të zymtë të kohëve të vështira që sollën si pasojë diasporën mjaft të përhapur irlandeze. Vetëm në SHBA, mbi 40 milionë njerëz pohojnë se kanë prejardhje irlandeze. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon F. Kenedi, si dhe Henri Ford, shpikësi i makinës së tipit "Ford", janë pasardhës të drejtpërdrejtë të emigrantëve që erdhën me anije nga Irlanda, në kohën e zisë së bukës.