Kapen "hijet", tmerr për bizneset e mëdha
Në tetë muaj ishin kthyer "hije" për policinë, pasi kryenin vjedhje me vlera të larta parash e zhdukeshin pa lënë gjurmë. Por, fundi ka ardhur dje, kur janë goditur gjithë anëtarët e një grupi, që për këtë vit numërojnë nëntë vjedhje të fuqishme, duke bastisur biznese dhe biznesmenë të ndryshëm. Mekanizmi i tyre ishte tejet i fshehtë dhe i veçantë, pasi sa herë bënin goditje, pushonin për një periudhë kohore, e më pas riktheheshin me goditje të tjera, në vende të tjera, me qëllim për të zhdukur gjithë dyshimet mbi ta. Gjithashtu, hetimet e policisë janë shtrirë edhe për një aktivitet po kaq të rëndë të këtij grupi, siç janë grabitjet me armë. Ata dyshohen se kanë realizuar katër vjedhje bankash gjatë periudhës dyvjeçare. Madje, strukturat e hetimit të Policisë së Tiranë disponojnë informacione se këta persona, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, kanë kryer një sërë vjedhjesh, që prej vitit 2000 në autostradën Tiranë-Durrës, si dhe për një sërë vjedhjesh të tjera të ndodhura në Tiranë.
Goditja e këtij grupi kriminal është publikuar në një konferencë të përbashkët mes drejtuesve të Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda. Gjatë konferencës për shtyp, drejtori i Policisë së Tiranës deklaroi se janë arrestuar Elton Lika, Sajmir Kuçi, Sulejman Bakalli, Taulant Mataj, Euklid Habili, Dritan Duka dhe Admir Burri. Sipas tij, arrestimi i tyre u realizua gjatë orëve të para të mëngjesit gjatë operacionit të koduar "Hijet e natës", ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe persona të tjerë, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar me këtë grup të strukturuar kriminal.
Vjedhje qindra milionëshe
Dokumentimi për veprat penale të konsumuara prej tyre ka ardhur pas grabitjes së fundit të këtij grupi, e realizuar dy ditë më parë në qytetin e Durrësit. Në zbulimin e tyre është bashkëpunuar edhe me Prokurorinë për Krimet e Rënda. Megjithatë, mësohet se policia e ka pasur shumë të vështirë kapjen e tyre, pavarësisht se prej tetë muajsh ata zhvillonin aktivitetin kriminal, pasi zhdukeshin për periudha kohësh, duke mos lënë gjurmë. Kanë mjaftuar disa gabime të vogla të tyre, që kanë sjellë prova për implikimin e tyre. Aktiviteti i tyre, sipas dokumentimit të policisë, pasi dyshohet se ata kanë kryer edhe vjedhje të tjera, ka nisur në fund të muajit mars të këtij viti. Pikërisht më 30 mars ata kanë realizuar vjedhjen e kasafortës së agjencisë turistike "ATHS", ku është marrë shuma e parave prej 30 milionë lekësh. Pasi kanë kryer këtë vjedhje, ata janë zhdukur për rreth një muaj. Teksa policia hetonte për kapjen e tyre, ata planifikonin vjedhjen e radhës. E pikërisht pa kaluar një muaj, realizojnë goditjen tjetër, më e rënda e realizuar prej tyre. Më 28 prill, ky grup ka vjedhur kasafortën e biznesmenit Ilirian Çela, brenda së cilës ndodheshin 600 milionë lekë. Madje, kjo ka qenë një vjedhje tejet e sofistikuar, saqë policia ngriti disa pista hetimi për mënyrën si ishte realizuar grabitja, pasi kasaforta ishte tejet e rëndë dhe në një kat të lartë të pallatit, ku jetonte biznesmeni. Kjo grabitje ndodhi në mes të ditës, ku sipas denoncimit të 52-vjeçarit, nuk ka pasur asnjeri në banesë.
Grabitjet e fundit
Shuma e parave e përfituar prej grupit të hajdutëve në atë kohë, bëri që ata të shkëputeshin për një periudhë të gjatë kohe. Për disa muaj mendohet se kanë organizuar vjedhje të tjera, por ende nuk është dokumentuar ndonjë prej tyre, deri më 2 tetor, kur mendohet se kanë tentuar të bëjnë një tjetër goditje. Pikërisht në këtë datë, ata kanë tentuar të vjedhin kasafortën në banesën e biznesmenit Dritan Pashaku. Menjëherë pas tij ata kryen vjedhjen e ambasadës daneze në vendin tonë. Tamam si në raundin e parë, mars-prill, ata vijuan të lëvizin edhe këtë herë. Një muaj më vonë, më 3 nëntor, ata kanë vjedhur kasafortën në ambientet e firmës së ndërtimit "Merkaj, me një sasi parash prej 10 milionë lekësh. Vjedhja ka ndodhur gjatë natës, në rrugën "Sulejman Delvina", dhe është zbuluar nga pronari Fatmir Merkaj mëngjesin e së nesërmes. Por, në këtë kohë ata filluan të kërkonin edhe më shumë, pasi nisën të realizonin vjedhje më të shpeshta. Vetëm një javë më vonë, më 11 nëntor, ata tentuan të vjedhin agjencinë e udhëtimeve "Pasha Travel", por dështuan. Të njëjtin dështim patën edhe më 6 dhjetor, kur tentuan të vjedhin një tjetër kasafortë në firmën "Skutari", në pronësi të Pjerin Fushës, që ndodhet te mbikalimi i Kamzës. Pas dështimit të vjedhjes së kësaj firme, një ditë më vonë goditën firmën "Ferlut", duke i marrë 10 milionë lekë dhe dy kompjuterë portativë. Gjithashtu, dy ditë më parë bënë goditjen e fundit në Durrës, duke vjedhur me thyerje agjencinë e udhëtimeve "Adriatika". Sipas policisë, nxitimi i tyre solli edhe gabime, duke lënë gjurmë gjithandej dhe duke sjellë arrestimin përfundimtar.