E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet, Aleanca kundër plehrave: Të pyetet populli me referendum

TIRANË- Aleanca kundër importit të plehrave kërkojnë referendum për ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Aktivistë të kësaj aleance janë mbledhur sot para komisionit qëndror të zgjedhjeve dhe kanë dorëzuar aty kërkesën e tyre për referendum.

Ata kundërshtojnë importimin e plehrave dhe menaxhimin e tyre në vendin tonë ndaj dhe kërkojnë që kjo cështje të zgjidhet me referendum në mënyrë që vetë qytetarët të kenë mundësi të thone fjalen e tyre për këtë ceshtje.

Aleanca kundër importit të mbetjeve pret përgjigje në mënyrë që të mbledhin firmat qe nevojiten për zhvillimin e referendumit.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›