E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbeshtetesit e Topit ne krokodilin e Sali Shehut

Takimi

Presidenti i Republikes Bamir Topi eshte pare dy dite me pare ne shoqerine e disa miqve te tij teksa darkonte. Por ne rast se keta miq qe e shoqeronin te mos ishin deputeti aktual i Partise Demokratike Gazmend Oketa dhe ish-deputeti i PD-se Sali Shehu kjo darke nuk do te kishte asgje te vecante. Me interesant ishte fakti se kjo darke mbahej ne nje restorant te quajtur Krokodil emer ky shume familjar per shqiptaret pas darkes qe dy kreret e larte te politikes shqiptare mbajten ne Strasburg ne pranine e drejtuesve me te larte te komunitetit europian. Bashkimi i ketyre elementeve mund te duket fatal per te pranishmit ne darke. Kjo aq me teper kur vete kreu i shtetit Bamir Topi eshte akuzuar nga drejtues te larte te PD-se se nepermjet darkave ka shpalosur dhe bere publike grupimet e tij politike brenda se djathtes. Por nga ana e tij vete Topi nuk e ka mohuar asnjehere miqesine me deputetin e PD-se Gazmend Oketa dhe aq me pak ate me ish- deputetin Sali Shehu te cilin se fundmi e propozoi si dekret per Kontrollin e Larte te Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›