Kreu i shtetit niset per vizite zyrtare ne Katar
Presidenti i Republikes Bamir Topi i shoqeruar nga Zonja e Pare Teuta Topi u nis per ne shtetin e Katarit ku me ftese te Emirit te Katarit Sheik Hamad Bin Khalifa Al Thani do te marre pjese ne Forumin e 4 te Aleances se Civilizimeve te Kombeve te Bashkuara qe do te mbahet ne kryeqytetin Doha ne datat 11-13 dhjetor 2011. Ky forum synon te ideoje dhe te krijoje iniciativa qe do te kontribuojne per te forcuar mirekuptimin mes popujve te mbeshtesin dialogun mes civilizimeve ne menyre qe te perkrahe perpjekjet e bashkesise nderkombetare per te arritur paqen sigurine dhe partneritetin boteror ne zhvillim. Ne kuader te pjesemarrjes ne forum kryetari i shtetit shqiptar do te zhvilloje takime me homologe dhe perfaqesues te larte te shteteve pjesemarrese ne kete veprimtari.