Harasani njofton çarjen e madhe të PS-së

Pas krijimit të një partie të re socialiste nga Elmaz Sherifi, deputeti socialist Andis Harasani paralajmëron stacionin e ri politik të së majtës, atë të përçarjes së re të PS-së. “Ngjyrë e re – mur i vjetër” ka qenë klasifikimi i kryesisë së re të Edvinit, ndërkohë që thekson se një numër eksponentësh politikë të së majtës s’janë dakord me programin-kurban të Edi Ramës, prandaj edhe po elaborojnë një alternativë të re
Shkëputja e Elmaz Sherifit pak ditë më parë nga PS-ja dhe krijimi prej tij i një partie të re, ngre siparin e radhës, për përçarjen e radhës së PS-së. Andis Harasani një nga deputetët e PS-së, i përjashtuar nga strukturat zyrtare të PS-së, i cili ka refuzuar strukturat “karamele” të Edi Ramës, duket nuk ka lënë mundësi për të menduar ndryshe, veç shpërbërjes së PS-së. Në një intervistë të tijën për një revistë periodike, Andis Harasani e ka krahasuar PS-në me një bar-kafe, ku njeriu më i rëndësishëm është kamerieri (emrin e të cilit nuk e bëri publik, por që thashethemet, mbërrijnë deri te Saimir Tahiri, i cili part-time ka bërë dikur edhe rolin e D. J, nëpër bare të ndryshme, por edhe te Artan Gaçi, me përvojë edhe ky në fushën e bar-kafeneve). Kjo është pjesa më e parëndësishme, për derexhenë në të cilën është katandisur PS-ja, jo vetëm sipas Andis Harasanit. Sikur, sipas edhe Andis Harasanit, fati i PS-së të varej nga D. J., Saimir Tahiri apo kamerieri Artan Gaçi, kjo është gjysma e së keqes. Por, sipas edhe Andis Harasanit, PS-ja ka arritur në atë pikë, ku shthurja është e pashmangshme, pse “prurja e re” sikurse Erion Veliaj, nuk mund ta shpëtojë. Nuk, mund ta shpëtojë, sepse Erion Veliaj aty ka qenë, që prej dy vjetësh (të paktën zyrtarisht) anëtar i PS-së, si i kooptuar anëtarë i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, pavarësisht, pse Edi Ramës jo vetëm për show, ju desh ta harronte këtë fakt dhe ti ofronte në Kongresin e 5 nëntorit kartën e anëtarësisë në PS, Erion Veliajt... Me pak fjalë, fati i PS-së, kur ikjet dhe prag-ikjet nuk po i mungojnë, jo vetëm sipas Andis Harasanit, paska mbetur te “prurjet e reja” të tipit Erion Veliaj, i cili ka fituar vlerë, sepse këmbehet me ofertë, në të cilën përfshihet si “paketë”, gjithë kryesia, përjashtim Blendi Klosin dhe Fatmir Xhafajn...
...