E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Evropian thirrje per publikimin e rezultatit te zgjedhjeve

Komisioni Evropian i beri thirrje Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne Shqiperi te shpalle pa vonese rezultatet e zgjedhjeve vendore te 8 majit.

Thirrja e bere te premten erdhi pasi protestat e disa diteve ne Tirane u perhapen ne mbare vendin per shkak te vendimit te komisionit qendror per te rinumeruar votat ne nje pjese te kutive.

Demonstruesit e opozites u perleshen me policine perpara godines se komisionit zgjedhor dje ku po kryhet rinumerimi. Protestuesit u perpoqen te kalonin pertej kordonit te policise prane godines. Komisioni zgjedhor thote se rinumerimi eshte i nevojshem pasi disa vota jane kontestuar.

Tensionet politike bene qe presidenti i Komisionit Evropian Zhose Manuel Barroso te anulonte viziten e planifikuar per te premten ne Tirane. Zedhenesja e Komisionit Evropian Natasha Butler mohoi theniet se anulimi flet per nje zbutje te angazhimit te komisionit ndaj Shqiperise. Ajo tha se komisioni po vezhgon nga afer situaten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›