Presidenti Obama u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Natanjahu

Presidenti amerikan Barak Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thane pas takimit te sotem ne Shtepine e Bardhe se ekzistojne mosmarreveshje rreth rruges per arritjen e paqes ne Lindjen e Mesme.
Takimi ndodhi nje dite pas komenteve te presidentit Obama rreth mundesise per kufinjte e ardheshem te Izraelit qe shkaktuan tensione. Zoti Netanyahu tha se vlereson perpjekjet e zotit Obama duke thene se Izraeli kerkon paqe. Une dua paqe tha ai.
Te dy udheheqesit u takuan ne Shtepine e Bardhe pasi zoti Obama tha te enjten gjate nje fjalimi per politikat e jashtme se kufinjte e Izraelit duhet te bazohen ne vijat qe ekzistonin para Luftes 6 Ditore te vitit 1967 me disa kushte.
Duke folur per gazetaret pas takimit zoti Netanyahu tha se Izraeli eshte gatshem te beje leshime por nuk do te kthehet tek kufijte e vitit 1967 ide qe e quajti te pajustifikueshme.