E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Partite, ne nje tryeze brenda javes per kartat

Denis Dedej

"Brenda kesaj jave te gjitha forcat politike parlamentare te ulen dhe me mirekuptim dhe me pergjegjesi te plote per zgjedhjet, qe i takojne te gjithe shqiptareve dhe jo thjesht partive politike, te arrijne me konsensus per disa standarde, duke zgjedhur ne radhe te pare edhe ceshtjen e kartave te identitetit". Ky eshte apeli i bere nga kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, diten e djeshme gjate nje konference per shtyp ku shprehu shqetesimin per pajisjen e personave me karta identiteti. "Eshte per te ardhur keq, qe ceshtja e kartave te identitetit po kthehet ne nje ceshtje te diskutimit te se drejtes kushtetuese te qytetareve shqiptare per te votuar, ose jo", u shpreh Meta. Sipas tij, eshte per t'u tronditur, qe ceshtja e kartave te identitetit, po minon rrezikshem perdite dhe me shume te gjithe klimen parazgjedhore, duke cenuar keshtu standardet e pritshme nga zgjedhjet e 28 qershorit, qe jane shume te rendesishme, jo vetem per stabilitetin politik per vendin tone, por dhe per ate ekonomik. Zgjedhjet e pergjithshme parlamentare, sipas liderit te LSI, jane cilesuar nga nderkombetaret, si thelbesore per ecurine dhe integrimin ne Bashkimin Evropian. "Njekohesisht zgjedhjet jane shume te rendesishme per te konfirmuar drejtesine e Aleances se NATO-s ne pranimin qe i beri Shqiperise, si vendi me i ri anetar, vetem pak jave me pare dhe njekohesisht per te vijuar rrugen e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe per te pasur sukses ne aplikimin e pritshem si nje vend per t'u bere anetar ne BE", vijoi lideri i LSI-se. Prandaj ne kushtet kur, sipas tij, duket qarte se ceshtja e kartave te identitetit po shnderrohet ne nje rrezik teper serioz dhe madhor per standardet e zgjedhjeve te ardhshme dhe per stabilitetin politik ne vend, kerkoi mbledhjen e te gjitha partive per te arritur nje konsensus. "Besoj se cdo vonese pertej kesaj jave, vetem do te veshtiresoje mundesite per te shmangur nje krize te pritshme zgjedhore, qe jo vetem do te demtoje imazhin e vendit tone, do te demtoje imazhin e partnereve tane dhe ne radhe te pare te NATO-s, por dhe do te kishte pasoja teper serioze, per avancimin e metejshem te Shqiperise, per sa i takon anetaresimit ne BE", nenvizoi ish-kryeministri, Ilir Meta. Ne mbyllje te shprehjes se qetesimit te tij, ai ftoi te gjitha forcat politike parlamentare, qe te evitohen takimet dhe komunikimet ne distance, te evitohen replikat e panevojshme qe nuk ofrojne zgjidhje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›