E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni: Jo ndryshime ne sistemin zgjedhor Rozeta Rapushi

Ndryshimi apo jo i sistemit zgjedhor ne vend, fut ne "sherr" partite e medha me aleatet e tyre politike. Ne mbledhjen e dyte te tij, te zhvilluar me dyer te mbyllura, diten e djeshme, komisioni i posacem i reformes zgjedhore miratoi planin e tij te punes per tre muajt e afatit te percaktuar, por pa perfshire ne te nje pike per te dhene mundesi te ndryshohet ne sistemin zgjedhor. Pavaresisht thirrjeve te kryetarit te Partise Republikane, Fatmir Mediu, por edhe perfaqesuesit te LSI-se, nenkryetarit te Kuvendit, Vangjel Tavo, shumica PD-PS e komisionit, nuk pranoi qe nje pike e tille te shtohet. "Komisioni i qendron dhe mbeshtet variantin e propozuar nga grupi i eksperteve, sepse ai i pergjigjet dhe zbaton piken 2 te vendimin e Kuvendit, i cili percakton se komisioni ka per detyre hartimin e amendamenteve per kuadrin ligjor zgjedhor per trajtimin e rekomandimeve te raporteve te OSBE/ODHIR-it per vezhgimin e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009 dhe ato lokale te vitit 2011", u shprehen palet, duke mos pranuar nderhyrje te metejshme. Menjehere pas mbledhjes, kreu republikan Mediu shprehu pakenaqesine e tij qe ne axhenden e punes se komisionit ku nuk u perfshi kerkesa per rishikim te sistemit zgjedhor. "Ne na u vendos perpara nje axhende e komisionit, e cila bazohet vetem ne ceshtje teknike. Nje axhende e tille shmang debatin politik mbi thelbin e reformes zgjedhore. Per sa kohe qe ne nuk arrijme te diskutojme politikisht, une nuk e kuptoj se eshte komisioni i reformes zgjedhore", tha Mediu. Po keshtu, pakenaqesi shprehu edhe Vangjel Tavo, i cili u ankua per menyren se si PD-ja, ashtu edhe PS-ja, nuk moren ne konsiderate propozimet e te vegjelve ne komision. "Uroj qe te mos jete ajo dashuri qe paten palet ne 2008, sepse me pas, solli nje problem shume te madh dhe perfundoi me nje divorc te gjate", tha Tavo. Sipas tij, jo vetem qe palet duhet te diskutojne politikisht, por duhet te marrin ne konsiderate edhe propozimet e forcave te vogla politike. Ndersa bashkekryetari i komisionit, Damian Gjiknuri tha se ne axhenden e punes, perfshihen te gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it per administrimin e zgjedhjeve. "Debati per sistemin do te jete me i gjere dhe nuk do te jete vetem ne spektrin e partive parlamentare. Nuk mund te mbaje peng zhvillimin e hapave te tjere te permiresimit te zgjedhjeve", tha Gjiknuri. Kjo ishte mbledhja e dyte e komisionit te reformes zgjedhore, pas asaj te konstituimit te tij. Objekti i punes se ketij komisioni jane 53 rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›