E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare shqyrton projektligjin për trajtimin financiar të punonjësve të rënë në krye të detyrës

Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare rimori sot në shqyrtim projektligjin Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës.

Ky projektligj u rikthye për diskutim në komisionet parlamentare nisur nga nga kërkesa e Ministrit të Financave për krijimin e një amendimi me qëllim gjithëpërfshirjen e kategorive që përfitojnë nga ky projektligj si dhe nga kërkesa e deputetëve të Partisë Socialiste për tu njohur më mirë me përmbajtjen e ligjit. Konkretisht amendimi do të përfshijë Forcat e Armatosura, punonjësit e Policisë së Burgjeve si dhe ata të shërbimeve inteligjente.

Anëtarët e komisionit ranë dakord për amendimin në fjalë ndërsa shqyrtuan disa çështje teknike të neneve të projektligjit duke ia kaluar për vendimarrje Komisionit Parlamentar për Eknomoinë dhe Financat.

Projektligji në fjalë përcakton mënyrën e trajtimit ekonomik dhe financiar dhe dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të kategorive të sipër përmendura të cilët kanë rënë në detyrë.

Sipas projektligjit në fjalë, fëmijët e punonjësve që kanë humbur jetën në detyrë apo për shkak të saj, përfitojnë pension familjar të barabartë me pagën referuese të punonjësit në çastin e humbjes së jetës deri kur secili prej fëmijëve të ketë mbushur moshën 18 vjeç
Përfitimet që jepet në përputhje me këtë ligj vendosen në vlerën 100 përqind të pagës sa herë që paga sipas së cilës është llogaritur ky përfitim ndryshon.


Më pas, anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe miratuan një ndryshim në ligjin Për Përdorimin e Armëve të Zjarrit i cili përcakton rastet që lidhen me plotësimin drejtpërdrejt të misionit të mbrojtjes së tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë apo të një misioni tjetër, të caktuar nga autoritetet kompetente dhe kur përmbushja e tij nuk mund të bëhet me mjete a mënyra të tjera. Sipas ndryshimit, në këto raste, përdorimi i armëve të zjarrit bëhet sipas rregullave të angazhimit, të miratuara nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në zbatim të misionit të caktuar dhe në përputhje me legjislacionin e brendshëm e atë ndërkombëtar, të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›