Komisioni për Ekonominë nis shqyrtimin e projektligjit Për inspektimin financiar publik.
Komisioni për Ekonominë dhe Financat filloi sot shqyrtimin e projektligjit Për inspektimin financiar publik, i cili përfaqëson një akt mjaft të rëndësishëm në kuadër të reformës së ndërmarrë nga Ministria e Financave për përmirësimin e menaxhimit të financave publike.
Projektligji në fjalë përbën një nga angazhimet që rrjedhin nga dokumentet strategjike si Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe rekomandimet e përfshira në raport progresin për përmbushjen e kërkesave të Bashkimit Europian në kuadrin e aplikimit për statusin e vendit kandidat.
Gjatë prezantimit të projektligjit, Zëvendësministri i Financave Nezir Haldeda sqaroi se projekti i paraqitur është pjesë e një pakete ligjore që konsolidon të gjithë kuadrin ligjor të menaxhimit financiar publik në Shqipëri. Një ndër synimet kryesore të projektligjit është ndarja e funksioneve të auditimit dhe të inspektimit financiar. Gjithashtu, projektligji sjell terminologji dhe koncepte në përputhje me legjislacionin europian. Në të përcaktohet qartësisht roli i auditimit në konstatimin e shkeljeve dhe dhënien e rekomandimeve përkatëse, si dhe rolin e inspektimit financiar në sjelljen e fakteve dhe parashikimin e masave në rastet e shkeljeve. Zëvendësministri i Financave sqaroi se ky projektligj së bashku me ligjin Për menaxhimin financiar të sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, sjellin konceptin e përgjegjësisë në institucionet publike dhe vënien përpara fakteve të personave përgjegjës për shkelje në menaxhimin e financave publike.
Duke vlerësuar projektligjin, anëtarët e Komisionit u shprehën se drafti shënon një hap të rëndësishëm për kontrollin financiar publik duke garantuar kontrollin në kohë të zyrtarëve publike dhe duke përmirësuar veprimtarinë e auditit. Gjithsesi, deputetët u shprehën se ligji ka nevojë për disa ndryshime në strukturë, në titujt e neneve, në qartësimin e detyrimit të zbatimit të masave të propozuara nga shërbimet e inspektimit financiar, etj.
Pas diskutimeve, deputetët ranë dakord që diskutimi në parim të vijojë në mbledhjen e ardhshme, për tu dhënë kohë deputetëve të shqyrtojnë materialet e kërkuara prej deputetëve të opozitës.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.