Komisioni hetimor, Alibeaj: Spahiu nuk ka dorëzuar akt përfundimtar

Edhe pas verdiktit final të KLD-së, si dhe vetë dorëheqjes së nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu, komisioni hetimor Parlamentar do ta hetojë deri në fund këtë cështje. Ky konfirmim ka ardhur nga kyetari i komisionit Enkelejd Alibeaj gjatë mbledhjes së tyre caste më parë. Kështu komisioni me shumicë votash ka votuar rihapjen dhe njëherë të hetimeve ndaj Spahiut.
“Do të vazhdojmë hetimin për ta cuar deri në fund këtë cështje. Kreshnik Spahiu nuk ka dorëzuar një akt përfundimtar të dorëheqjes së tij. Ndaj ne i drejtohemi Presidentit të na dërgojë material për administrimin financiar të KLD”-është shprehur Alibeaj.
Më herët KLDKvendosi deklarimin e mbarimit të mandatit para afatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Kreshnik Spahiu, me shkak dorëheqjen prej tij, si dhe referimi në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të nevojës së plotësimit të vendit vakant.
-Gjithashtu, Këshilli, mbi bazën e propozimit të Kryetarit, vendosi unanimisht, të autorizojë Kryeinspektoren e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Valbona Vata, të kryejë drejtimin administrativ të këtij institucioni deri në zgjedhjen e zëvendëskryetarit.
Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të KLD-së vetëm pak ditë më parë, ndërsa deklaroi se do t`i drejtohet me një ankesë Gjykatës Kushtetuese për çështjen e komisionit hetimor dhe nisjes së procedurave për shkarkimin e tij.