Fundi i nje lloj politikani

Viteve te fundit kemi ndeshur shpesh me politikane qe kane shfaqur fytyra te cuditshme gjate komunikimit qofte me publikun qofte me koleget ashtu edhe me ata qe I kane prezantuar ne politike. Padyshim qe ne kete kontekst Dritan Prifti do te mbetet gjate ne kete luhatje ekstreme duke perbere ndoshta nje model te cilin duhet ta analizojme sa me pare per te bere te mundur qe me pas politika dhe qytetaret te dine te mbajne qendrim ne kohe ndaj tyre.
Une nuk dua te merrem ketu me ato deklarata te Priftit te cilat duhet tua besojme drejtesise por ama nuk mund te anashkaloj qendrimin moral ndaj skenes qe krijoi ky person i cili ka mbajtur jo vetem poste qeveritare por edhe politike. Ndaj duhet te pyes a kane patur qellim sherbimin ndaj qytetarit levizjet e tij ashtu sic deshiron Prifti te na shfaqet ne publik
Megjithese protesta e dhunshme e se premtes e ka anuar debatin nga ceshtja e sigurise publike qe eshte natyrisht me rendesi jetike per vendin do te thosha se skandali Meta - Prifti por qe personalisht preferoj ta quaj skandali Prifti do te rikthehet shume shpejt ne diskutim. Une e kam menduar gjate se si mund te sillemi ne ndaj nje njeriu qe pergjoi mikun e tij kryetarin e partise se tij deputetin e parlamentit dhe zv.kryeministrin e Shqiperise. Kjo pyetje vjen e behet edhe me e domosdoshme kur ne kemi te drejte te dyshojme per qellimet e Priftit pasi ai nuk beri denoncim kur beri pergjimin nuk dha doreheqje por priti shume gjate duke na bere te dyshojme ne menyre te arsyeshme se ai nuk ka pasur qellim te demaskoje ndonje skandal por qe tu beje presion te tjereve te perfitoje politikisht dhe te shese kaseten ne mbrojtje te heshtjes se opozites ndaj pasurise se pashpjeguar te tij- te tre keto arsye edhe me kriminale moralisht te pakten se sa ajo per te cilen denoncohet ish zv.kryeministri.
Zoti Prifti hyri ne jeten politike shqiptare si nje person me arsimim bashkekohor dhe ju dhane pozicione te rendesishme ne administraten shteterore si mik i z. Meta pra eshte pjese e nje skeme qe ne shume biseda preferoj qe ta quaj fenomeni ashensor ku nje person i panjohur vleresohet nga nje mik i tij dhe vendoset ne pozicione kyce politike apo administrative megjithese nuk ka as eksperience profesionale dhe aq me pak politike. Shume prej shqiptareve i kujtohen bemat e z. Prifti si shperthimet e tij kunder z. Nano deri ne votim hakmarrje ne parlament kur Nano ishte kandidat per president akuzat e tij per tentativa vrasje nga z. Nano dhe deri te akuzat per perdorim droge dhe tendenca homoseksuale ndaj kryetarit te Partise Socialiste z. Rama. Ne te gjitha situatat ai eshte shfaqur me karakterin e tij shperthyes dhe emotiv por ne momentin kur eshte qetesuar i ka mohuar akuzat e bera ashtu si skupin per perdorim droge ndaj Edi Rames e quajti si reagim ne nxehje e siper ndaj akuzave te PS-se per korrupsion.
Por pse duhet te dyshojme se Prifti u perdor politikisht per kete rast nga PS
Mjafton te kujtojme se z. Prifti ishte per disa muaj nen presionin e akuzave te PS-se per korrupsion nisur nga deklarimi i pasurise se tij nga ku doli qe gjate vitit 2010 kishte fituar 1.8 milione euro nga shitja e aksioneve te nje fabrike ne ndertim e siper. Pikerisht pas largimit nga LSI-ja dhe afrimit me PS-ne te cilen e ka pranuar se fundmi dhe vete ndaj tij u rrezuan akuzat a thua se neve si qytetare na intereson vjedhja e dikujt vetem per sa kohe eshte minister apo drejtor e jo me pas. Por a i ka leket ministri Prifti apo Dritan Prifti Pergjigjja eshte e qarte ndaj dhe dyshimi se ai e ka bere kete beteje per te fshehur pasurine e tij dhe per tu mbrojtur nga opozita eshte i arsyeshem per kedo.
Z. Prifti do te ishte njeriu me i respektuar nga shqiptaret dhe me moral te larte ne qofte se menjehere pasi ka ndodhur biseda me z. Meta ne zyren e tij ai ta dorezonte videon ne prokurori dhe ta akuzonte Meten per presion per korrupsion.
Mirepo ai nuk e beri kete e mbajti videon 10 muaj me te vetmen arsye shantazhin dhe jo per te miren e demokracise. Nuk ka asnje arsye tjeter mbajtja e nje prove korrupsioni ndaj zv.kryeministrit dhe kryetarit te partise se tij.
Nje arsye tjeter qe videoja doli tani eshte sepse sapo ka filluar nje fushate e ndezur per zgjedhjet lokale dhe beteja per Tiranen do te jete perballje per jete a vdekje. Nepermjet shfaqjes se fakteve komprometuese per z. Meta ne prag te kesaj fushate synohet qe te nenshtrohet Meta i cili nga llogarite elektorale eshte nje element qe do te vendose nga cila ane do te anoje peshorja e fitores ne Tirane. Pra z. Prifti thjesht po perdoret per te fundit here me apo pa deshiren e tij per qellimet elektorale te PS-se.
Shume nga njerezit qe behen pjese e fenomenit ashensor hyjne edhe dalin nga sistemi pa lene asnje gjurme ne kujtesen e qytetareve por ka edhe nga ata qe hyjne si anonime dhe dalin te perdorur ne menyren me te keqe te mundshme nga te tjeret si z. Prifti.
Duke huazuar nje titull nga letersia mendoj qe ky eshte epilogu i librit Shkelqimi dhe renia e shokut Prifti.