E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: Nevojitet "marrëveshje mirëbesimi" midis policisë dhe qytetarëve

TIRANE- Kryetari i Prezencës së OSBE në Tiranë, Ambasadori Eugen Wollfarth, tha të mërkurën, në takimin e Komitetit Ekzekutiv të Shoqatës së Kolegjeve Evropiane të Policisë, se siguria e qytetarëve në të gjithë territorin e vendit kërkon një marrëveshje mirëbesimi midis policisë dhe vetë qytetarëve.

"Në Shqipëri, objektivi është të arrihet vazhdimësia e sigurisë së të gjithë qytetarëve në mbarë territorin dhe për të arritur këtë objektiv, nevojitet një përforcim i vazhdueshëm i "marrëveshjes së mirëbesimit" midis policisë dhe qytetarëve", tha ambasadori Wollfarth, duke shtuar se që nga Policia e Shtetit deri te punonjësi më i thjeshtë i policisë asgjë me vlerë dhe thelbësore nuk mund të arrihet pa besimin e publikut shqiptar.

Për të realizuar këtë objektiv, sipas tij, trajnimi është një parakusht kyç.

"Trajnimi i pajis punonjësit e policisë me instrumentet përkatëse që të kryejnë në mënyrë profesionale detyrat e tyre për të fituar besimin, dhe po e përsëris dhe një herë 'besimin', e publikut dhe për të shërbyer në interes të tyre, për t'i shërbyer 'interesit publik'', tha Wollfarth.

Kreu i Prezencës së OSBE në Shqipëri, tha se Prezenca do të jetë e gatshme të punojë me Shoqatën Evropiane të Kolegjeve të Policisë dhe të zhvillojë çdo lloj bashkëpunimi në të mirë të Policisë së Shtetit Shqiptar.
Shoqata Evropiane e Kolegjeve të Policisë është krijuar në vitin 1996, një nismë e Akademive të Policisë Britanike, Holandeze dhe Gjermane. Ajo sot përbëhet prej rreth 50 Kolegjesh të Policisë nga rreth 42 vende, tç gjitha anëtare të OSBE-së.
Ky është takimi i parë që shoqata zhvillon në Shqipëri.

Nga ana e tij, Kreu i Policisë së Shtetit, policia shqiptare Hysni Burgaj theksoi se policia përballet me sfida, por edhe me reforma të thella. “Të gjitha këto kanë ndryshuar mentalitetin policor për një shërbim ndaj qytetarit duke respektuar te drejtat e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›