E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Halimi: Hetimi në Shkodër provoi se më 28 qershor nuk pati manipulime

22-12-2010 / Gazeta 55

Partia Demokratike e cilëson të dështuar kauzën e opozitës për parregullsi në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit, duke argumentuar se hetimi i Shkodrës rrëzoi alibinë e opozitës për manipulim. Sipas deputetit të PD, Eduard Halimi, vendimi i Prokurorisë konfirmoi humbjen e Partisë Socialiste. “Vendimi i Prokurorisë së Shkodrës, pas hetimit dhe hapjes së kutive është demaskimi më i fortë i pseudo-pretendimeve të Edvin Ramës. Hapja e kutive në Shkodër dhe rikonfirmimi i rezultatit zgjedhor është përgjigjia më e fortë që shteti ligjor i jep pretendimeve të zotit Rama. Ky shembull është ilustrimi më i mirë se zgjedhjet e vitit 2009 kanë qenë më të mirat. Pas vendimit të Prokurorisë së Shkodrës, PS pret ngushëllime”- u shpreh Halimi. Deputeti demokrat theksoi edhe njëherë se zgjedhjet e kaluara ishin më të mirat e zhvilluara ndonjëherë dhe ky nuk është vetëm konkluzioni i mazhorancës, apo politikës shqiptare, por i faktorit ndërkombëtarë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›