Festat, fluks emigrantësh në portin e Durrësit
Vijon të rritet numri i emigrantëve që kthen në atdhe nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit në këto prag festash të fundvitit.
Sipas statistikave të policisë kufitare në Portin e Durrësit, mëngjesin e sotëm janë ankoruar 5 tragete, nga ku kanë zbarkuar mbi 4200 shtetas si dhe rreth 1000 mjete.
Për të përballuar fluksin në këtë pikë policia kufitare, ka vënë në shërbim të emigrantëve 30 sportele që shërbejnë për përpunimin e të dhënave në hyrje, ndërsa ka shtuar dy pika dalëse për mjetet.
Dita e sotme ka regjistruar dhe numrin më të madh të emigrantëve, duke sjellë një rëndim te fluksit për faktin se pjesa më e madhe e shtetasve zgjedhin të kthehen nga vendet ku punojnë në fundjava.
Ndërkaq në orët në vijim pritet që Porti i Durrësit të përballet me një fluks më të madh emigrantësh që do të kthehen në atdhe.
Burime nga porti i Durrësit bëjnë të ditur se 8 tragete pritet të mbërrijne sot në port ndërkohë me rreth 6 mijë emigrantë shqiptarë.
Ndërkohë plot 8 mijë emigrantë kanë zbritur në portin e Durrësit vetëm në 24 orët e fundit.