E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor parlamentar nis punën. Ligjvënësit hetojnë Spahiun, Alibeaj: Verifikim fakteve, z.Spahiu nga devijuar nga detyra Kushtetuese

30-01-2012 / Gazeta 55

Konstituohet komisioni hetimor për shkarkimin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj sqaroi që në krye të herës se nuk kemi të bëjmë me një veprimtari kundër një individi, por me verifikimin e fakteve të cilat grupi i deputetetëve firmosës i ka parë si indicie të mjaftueshme se z. Spahiu ka devijuar nga detyra e tij kushtetuese si i zgjedhuri i Kuvneidt në organin më të lartë të drejtësisë. Me këtë rast Alibeaj i bëri thirrje opozitës që të bëhet pjese e komisionit.
Komisioni i ka paraprirë justifikimeve të mundshme të zotit Spahiu për të mos u paraqitur në komision, duke ia lënë atij në dorë kohën kur do të dëshirojë të japë qëndrimin e tij tashmë jo vetëm procedurial, por dhe parimor në dy javët e ardhshme të punës së komisionit.
Alibeaj dhe anëtarët e komisionit shprehën garanaci se puna e tyre në komisionin hetimor do të bazohet në ligj dhe Kushtetutë e jo në emocione politike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›