14 Janari, Kuvendi-Policisë: Sa protestues u plagosen?
PRISHTINË- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës shqyrtoi sot, raportin e Policisë së Kosovës lidhur me ngjarjet e 14 janarit, gjatë protestave të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje, në Merdare dhe Dheu i Bardhë.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, pas një diskutimi të gjerë rreth këtij raporti, anëtarët e komisionit kanë nxjerr disa konkluzione dhe rekomandime. Ata kërkuan që raporti i Policisë së Kosovës të plotësohet me të dhëna të sakta statistikore, të cilat duhet të përfshijnë numrin dhe natyrën e plagosjes të pjesëtarëve të PK-së dhe protestuesve, arrestimin e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, arsyetimin për ndërhyrje në pronat private, lëndimin e gazetarëve, si dhe numrin e rasteve nën hetim lidhur me ngjarjet e 14 janarit.
“Raporti i PK-së duhet të plotësohet me të dhëna të sakta statistikore të cilat duhet të përfshijnë numrin dhe natyrën e plagosjen të pjesëtarëve të PK-së dhe protestuesve, arrestimin e Deputeteve të Parlamentit të Kosovës, arsyetimin për ndërhyrje në pronat private, plagosjen e gazetarëve, si dhe numrin e rasteve nën hetim lidhur me ngjarjet e 14 Janarit”, thuhet në një ndër rekomandimet e këtij komisioni, dërguar policisë.
Komisioni kërkon gjithashtu që organet përgjegjëse të përmbyllin dhe të publikojnë rezultatet e hetimeve.
Më tej në këto rekomandime thuhet që pjestarët e Policisë së Kosovës kanë nevojë për trajnime shtesë për menaxhimin e turmave dhe pajisje shtesë për situata të tilla, si dhe kanë nevojë të përmirësojnë nivelin e komunikimit përmes pajisjeve teknike, pasi ka pasur pengesa teknike në komunikim mes njësiteve përkatëse.
Gjatë mbledhjes me debate te nxehta u theksua se janë identifikuar disa raste individuale ku ka dyshim të bazuar për tejkalim autorizimesh nga ana e Policisë së Kosovës dhe se këto raste individuale, qoftë nga pjesëtarë apo eprorë të PK-së, për asnjë çast nuk duhet të zbehin imazhin e Policisë së Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)