E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votohet projektstatuti i LDK-së

PRISHTINË- Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e tij të pestë, të mbjatur sot, miratoi Orientimet Programore dhe Projektstatutin e Lidhjes Demokratike të Kosovës me Ndryshime dhe Plotësime.

LKD nëpërmjet një komunikate për mediat bën me dije se projektstatuti u miratua pas një debati të hapur me shumicë votash nga 80 anëtarët e Këshillit, 1 kundër dhe 1 abstenoi.

Orientimet programore janë janë pjesë e procesit të reformimit të brendshëm të LDK-së dhe u miratuan pas debatit në terren, me përfaqësues të degëve, nëndegëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›