Komisioni hetimor për zgjedhjet, sot debatet në Kuvend
Debatet për ngritja e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit 2009 do të zhvendosen sot në seancë parlamentare. Nga ana e tyre socialistët kërkojnë që komisioni të ngrihet që në seancën e sotme ndërsëa maxhoranca i përmbahet idesë se komisioni duhet të ngrihet në 23 dhjetor, kur është edhe seanca e fundit për këtë vit.
Konferenca e kryetarëve nuk gjeti dje gjuhën e përbashkët për datën e ngritjes së komisionit hetimor.
Në rendin e ditës së kësaj seance është futur vetëm pika: “Për caktimin e datës së shqyrtimit në Kuvend të kërkesës së 35 deputetëve për ngritjen e një komisioni hetimor për hetimin e shkeljeve të ligjit në përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë qershor 2009”.
PS dhe PD-ja kanë propozuar secili nga 7 emrat që do të jenë pjesë e këtij komisioni. PS-ja do të përfaqësohet nga Fatmir Xhafaj, Armando Subashi, Asllan Dogjani, Ermonela Felaj, Damian Gjiknuri, Ilir Beqja e Saimir Tahiri. Ndërsa PD-ja do të përfaqësohet nga Ilir Rusmali, Gent Strazimiri, Aldo Bumçi, Arenca Trashani, Edi Paloka, Eduard Halimi e Enkelejd Alibeaj. Sipas këtij propozimi, “kryetari i komisionit është përfaqësues i opozitës. Për efekt të vendimmarrjes dhe prezencës në komision, kryetari i tij gëzon të drejtën e 2 votave
Nga ana tjetër, deputetët e PS-së janë përgatitur të kundërshtojnë ashpër sot edhe aktin normativ të miratuar nga qeveria “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”. Kjo është pika 12 e rendit të ditës së Kuvendit. Edhe në mbledhjen e komisionit të sigurisë, socialistët nuk e dhanë votën e tyre për këtë akt, duke e cilësuar atë si jo të rregullt.
(s.g/BalkanWeb)