E Diel, 1 Nëntor 2026

HRW ben thirrje per hetime te paanshme ndaj akuzave per krime te UK-se

Organizata e te drejtave te njeriut Humans Right Watch u beri thirrje sot Shteteve te Bashkuara dhe Evropes te kerkojne hetime te hollesishme dhe te paanshme penale ne Kosove dhe Shqiperi ne lidhje me akuzat per krime te renda te kryera nga ish pjesetaret e Ushtrise lirimtare e Kosoves.

Organet shqiptare te drejtesise duhet te zhvillojne hetimet ne Shqiperi ndersa ne Kosove duhet te jete misioni i Bashkimit Evropian qe ti trajtoje keto ceshtje thote organizata ne deklaraten e saj per shtyp.

Nje projekt-raport i Keshillit te Evropes i cili permban akuza per rrembime zhdukje ekzekutime trafikim organesh dhe krime te tjera te renda te koordinuara nga politikanet kryesore ne Kosove ka te ngjare te miratohet neser komisioni i puneve ligjore dhe te drejtave te njeriut ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes.

Kenet Roth drejtor ekzekutiv i organizates Human Rights Watch tha se komuniteti nderkombetar nuk mund te vazhdoje ti injoroje akuzat per krime te renda ne Kosove dhe Shqiperi.

Raporti i Keshillit te Evropes i pergatitur nga senatori zviceran Dik Marti ngre akuza per rrjete kriminale te gjera ne Kosoven e pas-luftes ku thuhet se kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka luajtur rol te rendesishem.

Qeveria e Kosoves e hodhi poshte raportin dje si veprim i personave pa besueshmeri morale. Kryeministri shqiptar Sali Berisha e quajti ate sot krejtesisht te pabazuar ne fakte prova apo realitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›